Vendimi i GJKKO për ish-kryeministrin/ “Çështja mund të ishte hetuar pa shkuar në këtë pikë”, ironizon Agim Baçi: Berisha thyen gishtin e thotë “më dhemb këtu, e atje”

Analisti Agim Baçi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, komentoi vendimin e GJKKO-së për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai u shpreh se çështja mund të ishte hetuar pa shkuar në këtë pikë, pasi Berisha nuk rrezikon fshehjen e apo prishjen e provave. Më tej gjatë një debati me Çlirim Gjatën, ironizoi duke thënë se “Berishën është si ai personi që ka thyer gishtin e thotë më dhemb këtu, e atje”.

GJKKO do të marrë vendimin për Sali Berishën sot në orën 15:00.

Pjesë nga debati në “Open”:

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvendimi i gjkko per ish kryeministrin ceshtja mund te ishte hetuar pa shkuar ne kete pike ironizon agim baci berisha thyen gishtin e thote me dhemb ketu e atje%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Baçi: Mendoj se zoti Berisha për atë që po hetohet s’ka shanse të prishë provat. Është njeri publik, mund të ishte hetuar pa shkuar në këtë pikë. Burgosja s’mund të jetë qëllim për Berishën. Gjykata duhet të kishte përshpejtuar hetimin për mua. Për mua Berisha mund të kishte shkuar i në gjykatë dhe të thoshte ‘unë refuzoj’, por jo ta thotë nga selia.

Gjata: Pse Rama nuk e hedh ndryshim kushtetues…?

Baçi: Ç’punë ka Rama këtu? Pyet Ramën për këtë, jo mua. Çështja është këtu… Unë e shoh këtë gjë që Berisha nuk kishte pse të shkonte në këtë pikë.

Gjata: Si e quan mungesën e komunikimit? kja masë që kufizon komunikim?

Baçi: Ka raste, Trump…

Gjata: Ti më thua Trump në Amerikë. Gjykata bazohet në ligj, ku e kanë këta këtë ligj? Po i ndalojnë Berishës të bëjë opozitë.

Baçi: Për Berishën është si ai personi që ka thyer gishtin e thotë më dhemb këtu, e atje.

Artikulli paraprakMinistrja e Jashtme e Kosovës paralajmëron, Gërvalla: Vuçiç dhe Putin janë të gatshëm për luftë!
Artikulli tjetër“Po i shërben Ramës”, Mërtiri përplaset me Çlirim Gjatën dhe Bardh Spahinë