Falë kësaj ‘egërsie të mençur’, jeta e Fjodor Mihajlloviç Dostojevskit u shndënrrua në vepër arti, biografia e tij është një tragjedi. Nga lulet mes të cilave përhapej trupi i tij, pas disa orëve nuk kishte për të mbetur asgjë; qindra duar u zgjatën për të marrë nga një, për ta patur si shenjtëri të çmuar.
Vetëm 500 Lekë kushton libri biografik “Dostojevski” i Stefan Zweig, i sjellë në shqip nga Jorgji Doksani. Denada Kola (Jushi) ka publikuar së fundmi një përshkrim rreth librit të Zweig, titulluar, -“Rëndësia e fatit të Dostojevskit”.
(Si mësim për të mos u ankuar)
Natyra njerëzore është e ndërtuar si një ankesë e vazhdueshme për çfarë na rezervon fati. Ankohemi kur nuk kemi çfarë duam.
Ankohemi kur kemi shumë punë.
Ankohemi po njësoj kur na mungon puna. Ankohemi edhe kur jemi të rrethuar nga dashuria, e njëjtë edhe kur na mungon ajo.
Rrallë i numërojmë të mirat që fati, Zoti, a jeta na dhuron.
Ama nuk harrojmë të numërojmë gjithnjë mungesat që kemi. Një nga këshillat që jep Jordan Peterson, mendimtari Kanadez, i cili vitet e fundit ka qënë fort prezent në kohën time. Asaj më cilësorë: “të të menduarit e reflektuarit”. Peterson thotë se:
“Pas çdo ditë, në mbrëmje perpara se të mbyllësh sytë, reflekto çfarë është diçka që do doje të ndryshoje? ”
Prej kohësh, nisa të “punoj” si të ishte një ushtrim në algjelbër. Për të gjetur se çfarë doja të përmirësoja…
Fillimisht m’u desh kohë ta përcaktoja, më pas ta pranoja e tani në proces për ta permirësuar këtë “problem”. Pas punës studimore , rezultati i të panjohurës doli “Të ankuarit!”
Herë në pavetëdije e herë në vetëdije e gjeja veten duke u ankuar. Pika e kthesës së kësaj problematike mori një tjetër trajtë kur nisa të lexoj librat biografikë të Cvajkut.
Ishte rradha e atij, që për mua është në krye të klasifikimit si shkrimtari më i jashtëzakonshëm që ka ekzistuar në kohë, Fjodor Mihajlloviç Dostojevski.
Nuk do të ndalem për të përshkruar cilësitë e tij as si shkrimtar e as si njeri.Por veç në një detaj, të atij detaji që e bëri të ishte i pa përsëritshëm.
“Të mos kundërshtuarit të fatit të tij”
Ndryshe nga Tolstoi, i cili rendi prej viti 54 të jetës së tij e deri kur mbylli sytë, në luftë të vazhdueshme me fatin e tij, duke e kundërshtuar, mospranuar, e bërë gjithçka që ta ndryshojë atë.
Dostojevski jo! Pavarësisht se jeta e tij qe një sfidë e ditëpasdite , që goditej mizorisht nga fati, i denuar aq sa mendja nuk e rrok dot, ai zgjedh në heshtje e perulësi të pranojë! Dostojevski nis ta dojë epilepsinë, e sheh si sprovë që e lartëson për shkruar gjithë veprën e tij që është më e çmuar se rubini.
Në librin e Cvajkut përshkruhet kështu pranimi që ai i bën fatit të tij:
“Kjo epokë e njerëzve të ftohtë zgjodhi vetëm atë që të tregojë se çfarë mundësish kolosale të vuajtjeve janë ende të mundshme për botën tonë.
E se ai, Dostojekvski, sikur e ndjen vullnetin e fuqishëm që i qëndron mbi kokë. Ai nuk e kundështon fatin e tij, asnjëherë..”
Fati i kolosit rus, është shembulli që duhet të na shërbejë sa herë ankohemi për sfidat që jeta na “dhuron”. Secili prej nesh, ka sfidat e tij, limitet që i duhet të përballë…
Kur nis të jetosh në formë të tillë, duke mos bërë fajtor askënd, as tjetrin, as veten, e as Zotin, për sprovat që fati na rezervon, arrin të depërtosh në thellësi të brendisë së Dostojevskit. Nis të bëhesh një njeri më human, e më i paqtë. Edhe më i zoti.
Dikush “njëherë “teksa ankohesha me tha:
“Çdo kujt i jepet të kalojë aq sa mundet, nëse të është dhënë shumë, do të të kërkohet shumë….”