Vendimi për “vulën”/ Kthupi: Gjykata e Lartë vendosi konform me kërkesat e PD zyrtare, shkurtoi kohën mbi këtë çështje

Sekretari i PD për reformën zgjedhore, Rezart Kthupi në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhiu, komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me ‘logon’ e PD.

Si e kupton PD zyrtare vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë mbi “logon” e kësaj force politike?

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është në përputhje me kërkesën që ne kemi adresuar në shqyrtimin e ccështjes në Gjykatën e Apelin. Shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Apelit, pretendimi i asaj që ne kemi ngritur ka të bëjë me themelin e çështjes, që do të thotë me ato akte që përbënin thirrjen, mbledhjen dhe vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit. Ajo që ne i kërkuam Gjykatës së Apelit është që të shqyrtonte në këto akte ishin në përputhje me statutin e PD apo partive politike, shqyrtim që Gjykata e Apelit e anashkaloji për çështje proceduriale, duke vendosur rikthimin e çështjes në shkallën e parë.

Me vendimin e sotëm Gjykata e Lartë është në të njëjtën linjë me kërkesat që në kishim adresuar në Gjykatën e Apelit dhe thjeshton procedurën e përfundimit të gjykim duke mos pasur më nevojë që kjo procedurë të kalojë në dy shkallë, shkallën e parë e të dytë, por të zgjidhet menjëherë në shkallën e dytë, duke shkurtuar kohën e nevojshme për gjykimin e çështjes”, theksoi ai.

PD ka disa çështje ligjore paralelisht, deri diku të vështira për t’u kuptuar nga qytetarët, cila nga këto ‘beteja ligjore’ është më e rëndësishmja?

“Janë tre procese gjyqësore në gjykatë, procesi më thelbësor është ky që sapo Gjykata e Lartë dha një vendim, procesi i dytë është ai për regjistrimin e statutit të 2 shtatorit të vitit 2022, procesi i tretë është lidhur me disa pretendimi mbi vendimet të pretenduara të marra online në Këshillin Kombëtar në 27 korrik të vitit 2023. Në të gjitha këto çështje, e vetmja çështje që mund të legjitimojë ose shtron për diskutim për PD është çështje që sapo përfundoi në Gjykatën e Lartë”, tha ai.

“Rithemelimi” e ‘lexoi’ vendimin e Gjykatës së Lartë si rimarrje të vulës apo siç njihet ndryshe rikthim të vendimit “Zhukri”. Cili është mendimi juaj mbi këtë qëndrim?

“Ky është opinion i gjorë i tyre, është në vrazhdën e të gjithë opinioneve të gjora që ato kanë mbi vendimet e gjykatave. Ligji shqiptar është i qartë në raport përsa i përket efektit ligjor që një vendim gjykate ka”, tha ai duke nenvizuar se për aq kohë sa një ccështje është nën hetim kjo nuk mund të pretendohet.

Artikulli paraprakDostojevski nga Stefan Zweig! Si mësim për të mos u ankuar
Artikulli tjetërSPAK kërkon ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore, GJKKO jep sot vendimin për Berishën