Nga Fitim Zekthi
Vdekja është prej gjërave me fuqi të pazakontë që ndikon në mënyrë po kaq të pazakontë të gjithë jetën dhe sjelljen e njeriut. Që prej kohësh që nuk kujtohen filozfë, teologë, mjekë, politiaknë etj kanë shkruar apo kanë bërë vepra të rëndësishem për vdekjen. Për vdekjen flitet thellësisht tek Homeri, tek Shekspiri, tek Dante, për vdekjen flet thellësisht edhe Sigmund Freud, Karl Jung, Kurt Abraham. Për vdekjen kane bërë vepra madhore Bethoven apo Wagner, Picaso apo Dostojevsky.
Pavarësisht se sicc thoshte Ciceroni, “:askush nuk mendon se është aq i vjetër sa të mos mendojë se do të jetojë edhe një vit” vdekja do të vijë për gjithkënd. Ka një tipar, ka një veccori, ndodh diccka gjithnjë kur vdekja afrohet. Filozofi amerikan Carl Trueman thotë se më mirë se kushdo këtë gjë e ka përshkruar Leon Tolstoi në romanin vdekja e Ivan Illiccit.
Teksa sëmundja e Ivan Illiccit ecën, bëhet më e thekshme, rëndohet, ai bëhet vazhdimisht e më I izoluar. Ditë pas dite, javë pas jave ai nis e braktiset nga njerëzit njëri pas tjetrit. I vetmi që rri me të është Gerasimi shërbëtori që i plotëson nevojat bazë bilogjike. Trueman thotë se kjo ndodh gjithmonë dhe ndonëse personi I sëmurë është gjallë ai është gjithnjë e më shumë I izoluar dhe ndarja ka nisur. Kjo përkon edhe më atë që thoshte Witgenstein mbi vdekjen se ajo nuk është një ngjarje në jetë por një ngjarje në kufi, është një kufi që ndan të gjallën nga e vdekura.
Të gjitha llojet e vdekjeve janë njëlloj. Edhe vdekjet e sportistit (jo si person por si sportist), edhe vdekjet e muzikantëve apo këngëtareve, edhe vdekjet e shoqërisë, edhe vdekjet e kombit, edhe vdekjet e komunitetit etj. Josef Bottum thotë se njëlloj ndodh edhe me vdekjen politike të një individi. Ai thotë se edhe vdekja politike është një kufi që nis të ndajë të gjallën nga e pagjalla në kuptimin politik, që nis të izolojë personin që është prekur nga sëmundja ose semundjet që do I marrin jetën politike. Ky process vijon dhe bëhet më I dukshëm, më I fortë dhe izolimi I ngadaltë, I përditshëm nis dhe shoqerohet me braktisjen derisa më në fund mbesin vetëm njerëzit më të afërt, shërbyesit të cilat I plotësojnë nevojat më bazë politike.
Kjo gjë po ndodh edhe me lëvizjen e Foltores të udhëhequr nga Sali Berisha dhe me vetë jetën politike të Sali Berishës. Ai ka nisur të izolohet gradualisht prej kohësh por askush nuk donte ta vinte re ne kaampin e tij dhe ai vetë luftoi që kjo të mos vihej re. Ai kohë pas kohe, javë pas jave ka nisur të braktiset në një process të ngadalshëm. Ai premtoi rigjallërim të jetës së tij politike, rigjallërim të jetës së opozitës, protesta të fuqishme kundër Ramës, rrëzim të Ramës, fitore në gjyqin e Parisit, heqje të non gratës, marredhenie te fuqishme nderkombetare, perkrahje nderkombetare per te, bashkim të opozitës, rritje të vazhduehsme të përkrahjes së tij nga populli, revolucion dhe pjesëmarrjje madhështore etj.
Në të vërtetë, me gjithë përpjekjen titanike, ai nuk mundi të bëjë dot asgjë nga këto. Dhe nuk do të mund ti bënte kurrë këto. Ishte e qarte qe ne fillim. Gjërat kanë një kohë të tyren, kanë një logjikë të tyren kundër të cilës nuk del askush. Berisha I humbi të gjitha këto. Ai në fillim, pas luftes kunder PD-se, pas sulmit ndaj godines, pas rioprganizmit te levizjes se Foltores ne kuvendin e 30 prilliot, thirri një protestë, që ishte më e madhja e tij, në 7 korrik të 2022-it që u quajt 7-7-7. Ajo ishte një proteste e vogël me pak mijëra njerëz të strukturave të lëvizjes së tij të Foltores. Ishte zhgënjyese por ato që erdhën më pas ishin edhe më keq. Ai nuk mundi të bëjë dot më protesta. Nuk i mblidhte dot njerëzit që mblodhi as në 7-7-7. Bëri një proteste tmerësisht të dobët në 6 dhjetor kur zhvillohej një takim I liderëve të BE-së në Tiranë. “Nisi revolucionin në janar të 2023 por njerëzit nuk dilnin, ata rralloheshin. Thirri një proteste në 3 mars në datën e gjyqit në Apel për ligjshëmrinë e drejtimit të PD-se ose të drejtën e vulës sicc thonë. Protesta ishte me disa qindra. Më pas i la protestat. Humbi thellë si askund të botë zgjedhjet lokale. Lëvizja e tij fitoi të drejtën të qeverisë vetëm 5% të popullsisë së vendit në pushtet vendor. Humbje si kjo nuk ka asnjë Venezuelë apo Burkina Faso opozita. Më pas izolimi, braktisja, u bënë më të rënda. Asnje takim nderkombetar, asnje leter apo telegram. Non grates se SHBA-se i ishte shtuar edhe ajo e Britanise. Gjyqi i Parisit u harrua. Nuk kishte asnje ze, as nga Grenell, as nga ndonje republican tjeter cilido qofte, nga Meloni jo e jo. Izolimi rritej. Braktisja dhe deshperimi po ashtu. E ndihmoi disi me pak oksigjen, sa për të bërë rrëmujë në parlament Gazmend Bardhi por edhe ky po perjeton izolmin dhe braktisjen e tij.
Gjërat u bënë më të rënda kur prokuroria ngriti akuza dhe kërkoi masë shtrënguese. Thirri një protestë para kuvendit në të cilën erdhën vetëmn disa dhjetëra. Ishte një braktisje e plotë. Thirri një protestë tjetër para Gjykatës së Lartë. Kjo ishte më fatale, më e rëndë. Braktisja, ndarja, izlolimi sundojnë tashmë jetën politike të Foltores dhe berishës. Tashmë me të është vetëm Gerasimi, dmth ata që kanë rolin e tij politik. Nuk ka më asgjë, asgjë nuk kthehet pas. Të gjithë e dinë se jeta politike e Foltores dhe e Berishës eshte ne fund. Jeta e njeriut e tillë dhe ajo nuk mund ta mundë dot vdekjen kur ajo vjen. Ka vetëm nëj mënyrë se si njeriu e mund vdekjen. Duke mos e parë politikën si diccka pas të cilës nuk duhet të ndahemi kurrë, duke mos e parë politikën si diccka që është fillimi dhe fundi, duke mos e parë politikën si e vërteta e vetme për të cilën ia vjen të jetosh. Vdekja munmdet duke iu nënshtruar Zotit, duke kërkuar faljen dhe mëshirën e Tij dhe duke e parë botën e këtushme si diccka kalimtare dhe sprovë për të fituar shpëtimin.