Jeni me kollë? Ja ushqimet që duhet ta konsumoni për ta larguar në mënyrë natyrale

Kollitja, edhe pse e bezdisshme, është një mekanizëm i dobishëm mbrojtës i sistemit tonë të frymëmarrjes që na ndihmon të dëbojmë në mënyrë efektive grimcat e ndryshme të dëmshme dhe mikroorganizmat që hyjnë në të.

Është një simptomë e ftohjes që shkakton nervozizëm, vështirësi në gjumë dhe rraskapitje gjatë rutinës sonë të përditshme.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Nëse dëshironi ta përballoni atë në mënyrë natyrale, ushqimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë:

Çokollatë

Në çokollatë gjejmë substancën teobrominë që përmban kakao. Teobromina krijon një shtresë mbrojtëse në fytin tonë, duke mbrojtur mbaresat nervore që krijojnë kollën.

Mjalti

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1015&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Mjalti zbut fytin duke krijuar një shtresë të hollë në muret e tij që mund të lehtësojë gëlltitjen. Aktiviteti antibakterial dhe antifungal është gjithashtu i njohur.

Jamballi

Ka një efekt ekspektorant, duke e tretur më lehtë mukozën. Përveç kësaj, kimikatet që përmban jamballi qetësojnë ënjtjen e fytit.

Artikulli paraprakNdahen 6 Çmimet Kombëtare të Letërsisë! Juria e kryesuar nga Mehmet Kraja zgjedh romanin e Çapalikut
Artikulli tjetërSuper League trondit UEFA-n, 15 miliardë euro buxhet vetëm për tre sezonet e para