EMRAT/ Hynin në llogaritë bankare të grekëve dhe i “boshatisnin”! Zbulohet skema e mashtrimit

Dy të rinj që mashtronin shtetasit grekë duke iu marrë paratë në llogaritë e tyre bankare përmes agjentëve fiktivë, janë arrestuar nga policia e Korçës.

Në pranga kanë rënë në 31-vjeçari Kanan Hani, banues në Tiranë dhe 29-vjeçari Kristjan Feçanji, banues në Korçë. Dy të rinjë akuzohet se mashtronin shtetas grekë, duke iu marrë të dhënat e llogarive bankare dhe duke transferuar shuma parash nga llogaritë e tyre, si edhe në llogari të tjera të paidentifikuara, nëpërmjet agjentëve fiktivë.

Në subjektin e përshtatur për këtë veprimtarinë kriminale që ndodhej në lagjen nr. 2, te bulevardi “Republika”, në pronësi të 31-vjeçarit, ishin punësuar në mënyrë të paligjshme 7 shtetas, të cilët ishin të padeklaruar në organet tatimore.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 2, te bulevardi “Republika”, në Korçë, në një subjekt tregtar në pronësi të shtetasit K. H., kanë gjetur të punësuar në mënyrë të jashtëligjshme 7 punonjës, të cilët ishin të padeklaruar në organet tatimore. 

Gjithashtu, nga këqyrja e pajisjeve kompjuterike të vendosura në këtë ambient, janë gjetur lista emërore me kontakte telefonike dhe foto të dokumenteve të identifikimit të shtetasve grekë, fatura transaksionesh bankare, fatura fiktive në kriptomonedha “Bitcoin”, adresa kriptovalutash etj. Nga verifikimet e kryera rezultoi se pajisjet kompjuterike përdoreshin nga këta shtetas, për të mashtruar shtetasit grekë, të cilëve iu merrnin të dhënat e tyre personale bankare, me të cilat ndërhynin në llogaritë e tyre, nëpërmjet agjentëve fiktivë, për të transferuar shuma parash në llogari të ndryshme të huaja, të paidentifikuara. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, 2 celularë dhe pajisje të tjera elektronike, që përdoreshin në këtë veprimtari të paligjshme. Vijon puna intensive hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara prej saj.”- informoi sot policia.

Artikulli paraprakSulmet e Berishës ndaj SPAK e GJKKO, Brozi: Drejtësia, zero tolerancë për tiranin që gjakosi vendin e pasuroi familjen e tij
Artikulli tjetërVula e PD-së/ Sefa: Vendimi i Gjykatës së Lartë është shumë pozitiv për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare