Vula e PD-së/ Sefa: Vendimi i Gjykatës së Lartë është shumë pozitiv për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare

Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike Indrit Sefa, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se Gjykata e Lartë ka legjitimuar që Partia Demokratike zyrtare është palë në këtë proces të nisur përballë demokratëve të “Rithemelimit” për çështjen e Logos dhe Vulës së partisë.

“Ka legjitimuar pretendimin tonë që ne duhet të ishim në këtë proces. E ka pranuar këtë edhe me vendimmarrjen e saj duke i kërkuar Gjykatës së Apelit që të japë zgjidhjen përfundimtare.

Kjo e shkurton këtë betejë në kohë dhe shkurton të gjitha këto hapat që do ishin në rast se Gjykata e Lartë do e kthente prapë për gjykim, ose do linte në fuqi vendimin e Apelit.

Kjo vendimmarrje e Gjykatës së Lartë është shumë pozitive për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje në një kohë sa më të shkurtër”, u shpreh ndër të tjera Indrit Sefa.

Artikulli paraprakEMRAT/ Hynin në llogaritë bankare të grekëve dhe i “boshatisnin”! Zbulohet skema e mashtrimit
Artikulli tjetërBILANCI I 2023/ Kreu i Gjykatës së Lartë: U hoqën 24 mijë dosje stok! Administrata, humbëse në 70 për qind të gjyqeve (paguan shteti)