Zëdhënësja e PD: Nën sulmin e vazhdueshëm të ‘Foltores’, PD mbijetoi në 14 maj!

Viti që po lëmë pas ishte një tjetër vit i vështirë për Partinë Demokratike e cila tashmë është e ndarë në disa pjesë, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit që do të përcaktojë se kujt i cakton vula e partisë.

Ndërsa zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina e ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv tha se viti që po lëmë pas, ndryshe nga 2022-shi ka qenë shënuar kthesë për demokratët. Ajo tha se pavarësisht sulmeve të ‘Foltores’ PD ia doli të mbijetojë edhe në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Në vendet e tjera, kjo periudhë do të ishte normale për festa. Tek ne ndodh e kundërta, po ndodhin ato akte që nuk kishin ndodhur që prej 33 vitesh. Drejtësia po con para përgjegjësisë funksionarë të lartë të vendit. PD ka të drejtën e plotë që të ketë festën dhe të përcjellë mesazhe pozitive tek qytetarët.  Mund të kemi një të drejtë tjetër për të festuar pasi PD ka qenë në një gjendje të vështirë dhe ky ka qenë vit kthese, që nga zgjedhjet e majit”- tha Karabina.

Artikulli paraprakE akuzojnë për gjumë, por po i lë pa gjumë!
Artikulli tjetërOsteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku