Gjykata e Posaçme do të japë sot masën për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ndaj tij SPAK ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe ndalim komunikimi. Seanca pritet të nisë në orën 12:00.
Avokatët kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo ishte në konflikt interesi.
SPAK kërkon për Berishën arrest në shtëpi, ruajtjen e tij me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë.
Kjo masë nga SPAK erdhi pasi më herët, ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore. Berisha ka pretenduar se kërkesa e SPAK ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën pasi kërkesa nuk ishte aprovuar nga Parlamentit për t’i hequr atij imunitetin.