GJKKO ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kjo masë arresti do të shoqërohet me mbikëqyrje policore dhe pengim të komunikimit me persona të tjerë.
Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një grup pallatesh.