Deputeti denoncon farsën në Komisionin e Mediave

Luçiano Boçi

E pangjarë kjo që ka ndodhur sot në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të informimit publik!
Mazhoranca nën delir të plotë, harton kalendar në klandestinitet e në kundërshtim flagrant me rregulloren e Parlamentit. Në po atë minutë thërret një nga një ministrat në dëgjesë, më saktë në raport partiak si dikur, pa njoftuar fare ose përgjate dëgjesës, opozitën. Sikur këto ministrat të na ishin “prapa dere”!
Nxituan aq shumë sa vetëm për një orë, kaluan me shpejtësi të gjithë ministritë (MAS, MK, MMS) e institucionet (RTSH, ASH etj) dhe qesh e loz, u kënaqën me “sukseset” e njëri-tjetrit! U kënaqën që e kanë degraduar arsimin me një përqindje qesharake në raport me PBB. Vetëm 2.3%, të cilën me mbledh e zbrit e me ca ndërmend e deklarojnë 2.8%. Mos harrojmë që për katër vite këta do e çonin buxhetin për arsimin në 5% të PBB! Pas shëndetësisë falas, ky është mashtrimi më madh i dytë i qeverisë Rama, që konkurron me dinjitet 300.000 vendet e punës!
U kënaqen që për arsimin e lartë kanë akorduar vetëm 0.4% dhe për shkencën 0.01% të PBB.
Sportit nuk i del përqindja fare, aq pak është financuar. Se si mund të quhet kjo maskaradë një orëshe, diskutim mbi buxhetin, vetëm këta mund ta dijnë. Frika nga llogaridhënia, ballafaqimi e faktimi i mashtrimit, prodhojnë të tilla çudira!
Parlament mjeran e qeveri qaramane!

Artikulli paraprakAksidenti tragjik, përcillet për në banesën e fundit këngëtari
Artikulli tjetërRrëshkitja e dherave në Sharrë, Paloka takohet me banorët