Reali i Madridit vazhdon të vuajë prej dëmtimeve, teksa dy nga mbrojtësit e tij, Eder Militao dhe David alaba kanë humbur sezonin.
Gjithsesi trajneri i “galaktikëve”, Karlo Ançeloti u shpreh se në janar ata nuk do të transferojnë asnjë mbrojtës.
Gjithsesi duket se Reali ia ka hedhur sytë një mesfushori. Bëhet fjalë për Federiko Redondo, i cili është pjesë e Argentinos Jrs.
20-vjeçari po bën mjaft mirë me klubin ëe tij dhe kjo ka ngjallur interesin e “galaktikëve” për ta transferuar që tani në janar, porn ë garë duket se është future dhe Mançester Junajtid.