“Dy patrulla nuk e ndihmuan”/ Plagosja e 51-vjeçares nga plumbi qorr, mediat në Itali akuza ndaj policisë shqiptare

etaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë gjatë natës së ndërrimit të vitieve, ku 51-vjeçarja italiane Agata Carbonara u plagos me plumb qorr.

Media italiane SKYTG24 duke interviztuar familjarë të saj, hedh akuza të rënda ndaj Policisë Shqiptare, duke pretenduar se dy patrulla policie refuzuan të jepnin ndihmë gruas, pavarësisht se atyre iu kërkua nga bashkëshorti i saj.

Turistja italiane ishte me pushime në Tiranë kur duke ecur bashkë me bashkëshortin e saj, befas u godit nga një plumb qorr që i preu veshin, me pas e goditi në fyt dhe në fund i shpoi edhe mushkërinë.

Më herët, familjarët e saj bënë thirrje për transferimin e saj drejt Pulias në Itali, për mjekim të specializuar.

Artikulli paraprakArrestimi i Berishës është i mirëpritur, por e gjithë kultura politike e Shqipërisë duhet të ndryshojë
Artikulli tjetër“Protestat e dobëta detyruan opozitën serbe që të ‘kursejë’ energjitë’, DW për zgjedhjet në Serbi