Inteligjenca artificiale mund të parashikojë infarktet e zemrës

Revolucion në kardiologji: Inteligjenca artificiale mund të parashikojë që dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës duke zbuluar ngushtimet minimale të arterieve të zemrës shumë kohë para rrezikut të një ataku kardiak. Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku më i shpeshtë i vdekjeve në mbarë botën. Në nivel global rreth 17,3 milionë njerëz vdesin prej tyre çdo vit. Vlerësohet se ky numër mund të shkojë në 23,6 milionë deri në 2030.

Megjithëse numri i sëmundjeve kardiovaskulare është në rritje, në të njëjtën kohë vdekshmëria nga infarkti, pra numri relativ i vdekjeve, është ulur ndjeshëm falë masave parandaluese dhe përmirësimit të kujdesit akut mjekësor. Dhe ky zhvillim pozitiv ka të ngjarë të rritet më tej në të ardhmen falë inteligjencës artificiale. Sepse fuqia eIA qëndron në aftësinë për të njohur rreziqet e mundshme në kohën e duhur. Nga tërësia e vlerave të testimit AI mund të filtrojë disa modele ose parregullsi, që as stafi specialist më i trajnuar nuk do të mund t’i gjente aq shpejt.

10 vjet përpara

Në të ardhmen teknologjia AI mund të shpëtojë për shembull jetën e mijëra pacientëve me dhimbje gjoksi, tek të cilët rreziku i një ataku kardiak nuk identifikohet përmes skanimit tomografik kompjuterik. Sepse ngushtimet shumë të vogla në arteriet koronare shpesh nuk shihen. Në rast inflamacioni ato mund të çahen dhe të bllokojnë arteriet duke çuar në një atak kardiak. Deri vonë ishte e mundur që këta pacientë me rrezik të lartë të identifikoheshin paraprakisht.

Këto instrumente tëIAtë zhvilluar nga studiues nga Oksfordi mund të zbulojnë anomali të tilla edhe te pacientët pa ngushtime të konsiderueshme të arterieve koronare dhe të parashikojnë rrezikun, nëse një pacient me dhimbje gjoksi do të pësojë një atak në zemër në dhjetë vitet e ardhshme. Kjo del nga një studim i financuar nga Fondacioni Britanik për Zemrën, që u prezantua në Scientific Sessions der American Heart Association në Filadelfia.

Shumë pacientë me rrezik të lartë mbeten të paidentifikuar

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar rreth 350,000 persona i nënshtrohen një skanimi CT të zemrës çdo vit. Një ekzaminim i tillë konsiderohet si një test standard për zbulimin e ngushtimeve apo bllokimeve të arterieve koronare. Ekipi, i udhëhequr nga Profesor Charalambos Antoniades Radcliffe Department of Medicine në Universitetin e Oksfordit analizoi për këtë studimi të dhënat e më shumë se 40,000 personave, që i ishin nënshtruar ekzaminimeve CT në zemër në tetë spitale britanike.

Në rreth tre të katërtat e rasteve nuk kishte shenja të qarta të ngushtimit të ndjeshëm të arterieve koronare. Pacientët u liruan dhe nuk u trajtuan më tej. Megjithatë analiza e të dhënave tregoi se nuk janë të rrezikuar vetëm pacientët me ngushtim të ndjeshëm të arterieve koronare. Të dhënat tregojnë se dy herë më shumë pacientë pa ngushtime të theksuara pësuan infarkt dhe ndërruan jetë nga pushimi i zemrës.

Ata nuk u konsideruan si pacientë me rrezik të lartë, sepse nuk ishin nxjerrë në pah indiciet më të vogla. Atë që njeriu nuk arrin ta dallojë, e bën të dukshme AI. Programi iIA i zhvilluar nga studiuesit e Oksfordit ekzaminon ndryshimet e yndyrës rreth arterieve të inflamuara dhe llogarit kështu rrezikun aktual. Sepse ndryshime të tilla tregojnë një rritje të konsiderueshme të rrezikut të një ataku kardiak.

Trajtimi përshtatet në mënyrë të specifikuar

Me këtë projekt pilot të parin në botë ekipi i mjekëve vlerësoi përmes AI rrezikun për 744 pacientë. Me ndihmën e këtij projekti mjekët ndryshuan planin e trajtimit në 45 për qind të rasteve. Sipas studimit futja e kësaj teknologjie çoi në mbi 20 për qind më pak atake kardiake dhe 8 për qind më pak vdekje dhe goditje në tru në mesin e atyre, që iu nënshtruan testit.

“Shumë njerëz vdesin çdo vit pa qenë nevoja nga një atak kardiak. Është shumë e rëndësishme që të përdorim potencialin e inteligjencës artificiale për të drejtuar trajtimin e pacientit”, thotë udhëheqësi i studimit Charalambos Antoniades.

AI kursen kohë dhe para

Ky është vetëm një shembull, se si inteligjenca artificiale mund të ndihmojë, që trajtimet shpesh të fillojnë shumë më herët. Kështë mund të shpëtohen jetë, kursehet shumë kohë dhe shumë para. Në mesin e vitit 2023 për shembull, kardiologët britanikë zhvilluan me inteligjencën artifilale një „Decision-Support System”, që mund të përshpejtojë përcaktimin e diagnozës së një ataku kardiak në dhomën e ndihmës së shpejtë.

Kjo mënyrë përcakton shumë më shpejt se metodat e mëparshme nivelin e troponinës në gjak. Proteina troponin lirohet nga dekompozimi i qelizave të muskujve të zemrës dhe luan një rol qendror në diagnostikimin e atakut kardiak. Deri tani pacientët janë dërguar shpesh në spital ose është dashur të qëndrojnë atje për një kohë të gjatë nën vëzhgim, derisa të përcaktohej niveli i troponinës, edhe pse nuk kishin pësuar atak në zemër. IA mund të kursejë shumë kohë, si dhe shumë kosto të panevojshme.

Rreziqet identifikohen më herët

Identifikimi i rreziqeve të mundshme nga Inteligjenca artificiale është jo vetëm më i shpejtë, por ndonjëherë edhe më i sigurtë se nga njerëzit. Po ashtu në mesin e vitit 2023 studiuesit amerikanë prezantuan një inteligjencë artificiale, që kërkon modele të dyshimta në kurbën e EKG-së dhe zbulon mbylljet e rrezikshme të arterieve koronare shumë më saktë se edhe kardiologët me përvojë.

Nëse rreziku njihet më herët falë IA, edhe rreziqet reduktohen. Shumë kohë përpara se të ndodhë një bllokim i rrezikshëm, pacientit mund t’i vendosen në një procedurë rutinë të ashtuquajturat stenta, relativisht të padëmshme. Stenta është si një tub i vogël prej metali ose plastike, që i vendosur në zonën e ngushtuar me anë të një kateteri, e mban enën përgjithmonë të hapur duke parandaluar ngushtimin. Rreziku i një ataku në zemër neutralizohet./dw

Artikulli paraprakPrej 6 muajsh në arrati, Arben Ahmetaj humb sot mandatin e deputetit. Kush janë dy socialistët që mund ta zëvendësojnë
Artikulli tjetërVetëvrasja e nënës së 4-fëmijëve, eksperti i sigurisë kibernetike: Rrjetet sociale duken të bukura, por kanë prapaskena