PD, Karabina: Vajza “Non Grata” sulmon kreun e PD me gjuhën e babit “Non Grata”

Lidhur me sulmet e Argita Malltezit ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, ka reaguar zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike, Mirela Karabina.

“Nuk ka gjë më dëshpëruese për një njeri se sa të detyrohet të dalë poshtë pallatit për të mbrojtur babain dhe burrin në arrest shtëpie, nën hetim për korrupsion.” – shprehet zëdhënësja demokrate.

“Prandaj Argita, të vetmen gjë që mund të bëjë është t’i kërkojë falje demokratëve, të cilët ajo i ka përdorur dhe kërkon t’i përdorë për qellime personale dhe të shkojë të sqarojë para drejtësisë akuzat për korrupsion të ngritura nga SPAK dhe ato në shpalljen si person i padëshiruar nga Britania e Madhe, ku edhe ajo duket se ka një rol të rëndësishëm.” – përfundon ajo.

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË 

Nuk ka gjë më dëshpëruese për një njeri se sa të detyrohet të dalë poshtë pallatit për të mbrojtur babain dhe burrin në arrest shtëpie, nën hetim për korrupsion.

Në përpjekjen dëshpëruese për t’i përdorur edhe ata demokratë që ende vazhdojnë t’i shkojnë nga pas, vajza e non gratës dhe vetë non grata, sulmon PD dhe kryetarin e saj me të njëjtën gjuhë të babait të saj.

Një nga arsyet që PD është në këtë situatë, është pikërisht fakti që Sali Berisha kërkonte me çdo kusht të mbronte Argiten nga drejtësia, por edhe kësaj nuk ia doli.

Prandaj Argita, të vetmen gjë që mund të bëjë është t’i kërkojë falje demokratëve, të cilët ajo i ka përdorur dhe kërkon t’i përdorë për qellime personale dhe të shkojë të sqarojë para drejtësisë akuzat për korrupsion të ngritura nga SPAK dhe ato në shpalljen si person i padëshiruar nga Britania e Madhe, ku edhe ajo duket se ka një rol të rëndësishëm.

Artikulli paraprak2023/ Viti i atentateve, vrasjeve dhe krimeve makabre
Artikulli tjetërSituata alarmante në Europë! “Kokteji” i viruseve mbush spitalet, mjeku italian: Gripi më i keq i 20 viteve të fundit