Njohën pasaportën e Kosovës, sulmuesi i kombëtares kosovare ‘në qiell të shtatë’: Si mos të të dua Spanjë?

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, i cili luan për ekipin spanjoll të Mallorcas ka reaguar menjëherë pas lajmit të dhënë nga zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës.

I ngazëllyer nga lajmi i gëzueshëm, Muriqi shpreh lumturinë e tij me një pyetje retorike.

“Si mund të mos të dua Spanjë?”- shprehet futbollisti në gjuhën spanjolle, krahas një GIFT- i me flamurin spanjoll që valvitet.

Artikulli paraprakSituata alarmante në Europë! “Kokteji” i viruseve mbush spitalet, mjeku italian: Gripi më i keq i 20 viteve të fundit
Artikulli tjetër16 vjet restaurim, Greqia rihap pallatin e Aleksandrit të Madh!