16 vjet restaurim, Greqia rihap pallatin e Aleksandrit të Madh!

Njëri prej monumenteve më të rëndësishme të antikitetit grek- pallati ku Aleksandri i Madh u kurorëzua mbret, është rihapur pas një restaurimi 16-vjeçar.

Pallati i Aigait, pranë qytetit port verior të Selanikut u ndërtua më shumë se 2300 vjet më pare, por u dëmtua më vonë nga romakët dhe doli në dritë sërish vetëm pas disa gërmimeve në shekullin e 19-të. Më shumë se 20 milionë euro kushtoi rinovimi i tij, për të cilin qeveria greke është ndihmuar edhe nga Bashkimi Europian.

Teksa merrte pjesë në ceremoninë e rihapjes së objektit të veçantë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili mori pjesë në një ceremoni për rihapjen e vendit të premten, e përshkroi atë si një “monument me rëndësi globale”.

Në mesin e pjesëve të restauruara krejtësisht ishin dhe disa nga kolonat masive të pallatit, i cili për publikun e gjerë, hapet të dielën. Pallati u ndërtua nga babai i Aleksandrit të Madh, Filipi II, që sundonte asokohe mbi mbretërinë e fuqishme të Maqedonisë. Aigai, pranë qytetit të sotëm të Verginës, ishte kryeqyteti i saj.

Struktura që mbulonte një sipërfaqe prej 15,000 m2 dhe përmbante salla të mëdha banketesh, vende kulti e oborre, konsiderohej ndërtesa më e madhe në Greqinë klasike. Si pallati vetë, ashtu dhe varret e Filipit dhe mbretërve të tjerë maqedonas në afërsi të tij, janë site të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Artikulli paraprakNjohën pasaportën e Kosovës, sulmuesi i kombëtares kosovare ‘në qiell të shtatë’: Si mos të të dua Spanjë?
Artikulli tjetërVendet më të preferuara për pushime në Evropë! Ja kush kryeson toplistën