Jo vetëm fermerët në protestë, hekurudhat në Gjermani drejt “paralizimit”, paralajmërohet grevë disa-ditore

Gjermania po përballet me vështirësi në ditët e para të vitit të ri. Pas protestave të fermerëve lidhur me taksën mbi mjetet e këtyre të fundit, pritet që në vend një tjetër kategori punonjësish të braktisë punën.

Tashmë pritet që sot edhe punonjësit e hekurudhave të jenë në grevë, duke lënë Gjermaninë të përballet me një kaos në transportin rrugor dhe hekurudhor.

Fillimisht, Unioni i Lokomotivësve Gjermanë (GDL) kishte shpallur grevë. Claus Ëeselsky, kreu i sindikatës, paralajmëroi një “grevë nga tre deri në pesë ditë”. Në një intervistë për The Rheinische Post , ai theksoi se një grevë e pacaktuar është e mundur, por nuk do të ishte pozitive për qytetarët gjermanë.

Motivi kryesor i protestës është kërkesa e sindikatës për reduktimin e orëve të punëtorëve me turne nga 38 në 35 orë në javë pa ulje rroge, një kërkesë për të cilën punëdhënësit deri më tani kanë kundërshtuar.

GDL po kërkon një rritje prej 555 euro në muaj për punonjësit plus një pagesë një herë deri në 3,000 euro për të luftuar inflacionin. Deutsche Bahn nga ana tjetër ka thënë se ka bërë një ofertë që arrin në një rritje prej 11%.

Artikulli paraprakPërmbysje e madhe në Salerno, Juventus vazhdon ndjekjen ndaj Interit
Artikulli tjetërBerisha-Meta/ Miq të mirë derisa nuk na preket interesi personal!