Si u hakmorr Sali Berisha me hunj e gurë ndaj PD, pse nuk ju bë mburojë kundër SHBA

8 janari 2021, shënon një ditë të tmerrshme për Partinë Demokratinë. I shpallur Non-grata nga Shba, Sali Berisha me disa mbështetës, kërkoi të marrë me forcë ambientet e selisë zyrtare, që drejtohej nga Lulzim Basha.

Ky i fundit nuk zgjodhi të mbronte Sali Berishën, por u shpreh se mori një vendim në të mirën e demokratëve, duke mos e lejuar Berishën ta përdorte PD për veten e tij.

Berisha motivoi mbështetësit e tij, që të mësynin në selinë e demokratëve.

Mëngjesin e 8 janarit, mbështetësit e Sali Berishës, i cili sot është nën arrest shtëpie, shkuan me hunj e gurë për të marrë me forcë një ndërtesë që nuk u përkiste ligjërisht.
Mbështetësit e Berishës thyen xhamat, shpartalluan dyer, dëmtuan zyrat e katit të parë dhe përdorën kokë dashi për të hapur dyer.

Kjo formë e pashembullt bëri jehonë të madhe, pasi një person non grata, po kërkonte me doemos të kishte një seli politike, për t’u mbrojtur për hetimet që kishin nisur për të.

Të ushqyer keqazi nga Sali Berisha, mbështetësit e tij nuk lejuan as Roland Bejkon të hyjë në seli, për të ushtruar detyrën e tij institucionale në parti.
Madje disa prej tyre e goditën.

Nuk mjaftoi kjo që Berisha të ndjehej fajtor, ai thonte për mediat se nuk ka dhunë, madje ju drejtohej gazetarëve me pyetjet; Ku e shihni dhunën ju?
Selia e PD pas këtij marshimi absurd, ngjante me një arenë lufte. Askush nuk e kuptonte atëherë hallin e madh të Sali Berishës, por siç duket e dinte që për të po binin këmbanat e SPAKUT.

Artikulli paraprakDhuna në selinë e PD dy vite më parë, Açka: Mbështetësit e Berishës të kërkojnë ndjesë, specialistët e flakës dhe dhunës na flasin për demokraci
Artikulli tjetërShitjet ranë 16.6% në 3-mujorin e tretë/ Industria në vështirësi, fabrikat e këpucëve dhe drurit më të prekurat