PD, Jupi: Kultura, “kurbani” i radhës i Edi Ramës

Lidhur me ndryshimet në qeveri dhe krijimin e një ministrie të re, ku do të ketë në përbërje, veç ekonomisë dhe inovacionit, edhe kulturën, ka reaguar në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, anëtarja e kryesisë së PD-së, Taulanda Jupi.

Për Jupin, kultura sot është “kurbani” i radhës i Edi Ramës.

“Kultura është sot kurbani i radhës i Edi Ramës. Vendimi për të bashkuar nën të njëjtën varësi Ministrinë e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit është një vendim absurd, i pakonsultuar i cili dëmton rëndë jo vetëm pavarësinë institucionale por centralizon edhe më tej venddimarrjen për kulturën, artin dhe trashëgimin e kulturës duke dëmtuar zhvillimin e të gjithë spektrit të industrisë kreative.” -shkruan Jupi.

“Edhe pse në mandatin e 3-të qeverisës, – vijon më tej zyrtarja demokrate, – përtej premtimeve për një “Ligj të ri për artin, kulturën dhe krijimtarinë”, Edi Rama dhe ekipi i tij, nuk arriti të hartojë dhe miratojë asnjë paketë ligjore që mbron dhe standartizon të drejtat e individit krijues, asnjë ligj për krijimtarinë, nxitësit fiskalë apo hallka të tjera që do të çlironin këtë sektor nga centralizimi, për të dhënë mundësi punësimi për artistët, krijuesit dhe punonjësit e tjerë në fushat e artit dhe krijimtarisë.

Zonja Jupi përfundon reagimin e saj, duke thëmë se “Edi Rama pas këtij akti, do të kujtohet si artisti që pati çdo mundësi, por nuk bëri dot një program vizionar për kulturën dhe artin në Shqipëri”.

Artikulli paraprak“Rashë në kurth”, Roland Bejko rrëfen dhunën e 8 janarit në selinë e PD: Ja sms që më erdhi
Artikulli tjetër“8 janari, njollë e zezë në historinë e PD”/ Roland Bejko: Berisha ka marrë selinë, por jo partinë