ÇMIMET KOMBËTARE TË LETËRSISË, (1993-2023), KUSH KA FITUAR MË SHUMË? 

Visar Zhiti ka fituar 5 herë, Mira Meksi, Fatos Kongoli dhe Romeo Çollaku 4 herë, Ismail Kadare,  (3 herë, 2 herë Çmimin e Madh), Agron Tufa dhe Zija Çela 3 herë .  E megjithatë të dhënat mbeten të paplota sepse nuk ekziston një listë e fituesve në asnjë adresë elektronike të një institucioni kulturor.

VISAR ZHITI, 5 ÇMIME KOMBËTARE NË 3 ZHANRE (POEZI, ROMAN, ESE)

1993 Visar Zhiti (vëllimi poetik)
2002, Visar Zhiti – Funerali i pafundmë (proza – roman)
2010, Visar Zhiti – Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e dënuar (eseja)
2011, Visar Zhiti (çmimi i madh)
2021, Visar Zhiti – Dorëshkrimet e fshehta të burgut (Poezi).

MIRA MEKSI: 4 ÇMIME KOMBËTARE NË 3 ZHANRE

2005, Përkthimi në shqip, Mira Meksi – Gabriel Garcia Marquez – Kujtim kurvash të trishta
2011 Mira Meksi – Leximi i ndaluar dhe shkrimet e fshehura (eseja)
2019, Romani, Mira Meksi – Diktatori në kryq.
2022, Përkthimi, Mira Meksi – G. G. Marquez – Vjeshta e patriarkut

FATOS KONGOLI 4 ÇMIME KOMBËTARE PËR ROMANIN

1995, Fatos Kongoli – Kufoma (romani)
1999, Fatos Kongoli – Dragoi i fildishtë (proza – roman)
2001, Fatos Kongoli – Ëndrra e Damokleut (proza – roman)
2003, Fatos Kongoli – Lëkura e qenit (çmimi i madh – roman)

ROMEO ÇOLLAKU 4 ÇMIME KOMBËTARE (2 PËR PËRKTHIMIN, 2 PËR TREGIMIN)

2006-2007, Romeo Çollaku – Grup autorësh grekë – Tregime të zgjedhura (përkthimi)
2009, Romeo Çollaku – Për shtegtarët e pak metrave katrorë (vëllimi me tregime)
2014, Romeo Çollaku – Paul Claudel – Poezi
2019, Romeo Çollaku – Mikrobus dhe tregime të tjerë

ISMAIL KADARE 3 ÇMIME KOMBËTARE, 2 HERË ÇMIMIN E MADH

1999, Ismail Kadare (çmimi i madh)
2008, Ismail Kadare – Darka e gabuar (çmimi i madh – roman)
2018, Ismail Kadare – Kur sunduesit grinden, (ese).

ZIJA ÇELA 3 ÇMIME KOMBËTARE PËR ROMANIN

1996 Zija Çela – Monedha e dashurisë (romani)
2005 Zija Çela – Las Varrezas (roman)
2011, Zija Çela – Apokalipsi sipas Shën Tiranës (romani)

AGRON TUFA  3 ÇMIME KOMBËTARE

2004 Agron Tufa – Fabula Rasa (proza – roman)
2009, Agron Tufa – Thembra e Akcilit (çmimi i madh – tregime)
2021, Agron Tufa – Ngjizja e papërlyeme (Romani)

FITUES 2 HERË TË ÇMIMIT KOMBËTAR TË LETËRSISË

Bashkim Shehu 
2011 Bashkim Shehu, Edlira Hoxholli – Roberto Bolano – Nokturne e Kilit (përkthimi)
2015, Bashkim Shehu – Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve (roman)

VIRGJIL MUÇI  
1998, Virgjil Muçi (përkthimi)
2009, Virgjil Muçi (kontribut në letërsinë për fëmijë)

MEHMET KRAJA 
2006-2007
Mehmet Kraja – Hija e qershisë nën dritën e hënës (vëllimi me tregime)
2008, Mehmet Kraja – Selvitë e Tivarit (proza – roman)

SABRI HAMITI 
2005, Kritika letrare, Sabri Hamiti – Tematologjia
2010, Sabri Hamiti – Poetika shqipe (çmimi i madh – kritikë letrare)

ARIAN LEKA
2004, Arian Leka – Strabizëm (vëllimi poetik)
2010, Arian Leka- Ndreqje gabimesh (vëllimi poetik)

HENRIK S.G 
2006-2007, Henrik S. G. – Metamorfoza e një brezi të humbur (romani)
2017, Henrik S. G. – Sonatë për gruan e një tjetri (roman)

YLLJET ALIÇKA 
2000, Ylljet Aliçka – Kompromisi (proza – tregime)
2012, Romani, Ylljet Aliçka – Valsi i lumturisë

ARTAN FUGA
2008, Artan Fuga – Brirët e dhisë (eseja)
2020, Artan Fuga – Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë

PREÇ ZOGAJ 
1999, Preç Zogaj – Kalimi (vëllimi poetik)
2008, Preç Zogaj – Gjallë unë pashë (vëllimi poetik)

VIKTOR CANOSINAJ
1996, Viktor Canosinaj – Biri i erës (letërsia për fëmijë)
2002, Viktor Canosinaj – Monstrat e Rrugës së Mimozave (letërsia për fëmijë)

IDLIR AZIZI
2003, Idlir Azizi – James Joyce – Uliksi (përkthimi në shqip)
2016, Idlir Azizaj – Shekspirotët (tregime)

Përgatiti: Granit Zela 

Artikulli paraprakNëse e konsumoni për të humbur peshë, njihuni me rreziqet e pirjes së ujit me limon çdo ditë
Artikulli tjetërAvionët amerikanë fluturojnë mbi Bosnjë në shenjë paralajmërimi ndaj thirrjeve serbe për shkëputje. Si reagoi Dodik