Propozimet mbi votën e emigrantëve, Besart Logu: PD e vetmja parti që ka dorëzuar amendament në Kuvend

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Besart Logu tha se Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend amendamentin për votën e emigrantëve shqiptarë.

Në studion e ‘Repolitix’, Logu tha se dje në 9 janar ishte afati i fundit për të dorëzuar këtë amendament dhe vetëm PD zyrtare ka arritur ta dorëzojë.

PD ka depozituar pranë sekretarisë së Kuvendit amendamentin për votën e emigrantëve. Dje më 9 janar ka qenë afati i fundit që gjykata Kushtetuese e ka vendosur që partitë politike të dorëzojnë propozime për votën e emigrantëve. Ne e kemi kapur afatin, fatmirësisht ka një PD dhe një vullnet të mirë për votën e emigrantëve”– u shpreh Logu.

Artikulli paraprak“Sistemi zgjedhor gjithmonë për interesa momentale”, Mërtiri: Jo në funksion të stabilitetit të vendit
Artikulli tjetërNga restorantet luksoze te Taxi-të, Spaho: Si po pasurohen VIP-at nga pastrimi i parave