Teksa vendi ynë po përballet me luhatje temperaturash, edhe fluksi i virozëve ka qenë i madh. Në qytetin e Fierit në 10 ditët e para të vitit numërohen rreth 1250 vizita të paraqitura pranë spitalit rajonal.
Sipas mjekut Blendi Dhespollari gjendja paraqitet e rënduar pasi numri i vizitave ka arritur deri në 150 raste në 24 orë. Kryesisht të rrezikuar nga virozat janë moshat e treta që kanë edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Për këta pacientë, sqaroi Dhespollari, është e nevojshme ospitalizimi dhe trajtimi nga mjeku pasi rrezikojnë edhe jetën.
Mjeku Dhespollari shprehet se nga testimet e kryera deri tani nuk kemi të bëjmë me Covid19, por me viroza të stinës. Ai bën thirrje që pacientët me simptoma më të lehta t’u drejtohen qendrave shëndetësore dhe mjekut të familjes. Dhespollari ka përmendur edhe masat për t’u mbrojtur nga këto viroza, si qëndrimi në ambiente të ajrosura e jo të mbyllura, përdorimi i lëngjeve, përdorimi i antipiretikëve si paracetamol e ibuprofen.