PD, Kulluri: E vetmja rrugë që kanë “opozitarët e rrugicave” të bashkëpunojnë me PD, është qëndrimi i qartë ndaj “non gratës”

“Këta që sot pretendojnë bashkimin e opozitës, janë shkaku i përçarjes së saj.” – kështu shkruan në një postim në rrjetin e tij facebook Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri.

Kulluri shprehet më tej se çdo përpjekje e “Foltores” për të qenë “partizane” e Ramës, është e dështuar, sepse populli opozitar nuk ka nevojë për hallexhinj, por për drejtues moral të opozitës.

“E vetmja rrugë që kanë “opozitarët e rrugicave” për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike , është që të mbajnë qëndrim të qartë për personat e shpallur “Non-Grata”, duke u ndarë përfundimisht nga ta. Kjo kërkon njerëz të lirë dhe me dinjitet.” – përfundon reagimin e tij Kulluri.

Më poshtë postimi i plotë:

Nisur nga deklarata e sotme e perfaqesuesve te Foltores, demokratet dhe opinioni publik duhet te dijne se : 1) Keta qe sot pretendojne bashkim te opozites jane shkaku i percarjes se saj; 2) Loja me perplasje ne Kuvend per te penguar reformen zgjedhore shkon kunder interesit publik per nje parlament te qytetareve dhe jo kryetareve; 3) Cdo perpjekje e Foltores per te qene “partizanet” e Rames eshte e deshtuar, pasi populli opozitar nuk ka nevoje per hallexhinj por per drejtues moral te opozitarizmit. 4) E vetmja rruge qe kane “opozitaret e rrugicave” per te bashkepunuar me Partine Demokratike , eshte qe te mbajne qendrim te qarte per personat e shpallur Non-Grata, duke u ndare perfundimisht nga ta. Kjo kerkon njerez te lire dhe me dinjitet.

Artikulli paraprakKundërshtar i përbetuar i Trump/ Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie heq dorë nga gara për president në SHBA
Artikulli tjetërKonferenca e Kryetarëve/ “Nikolla ka një batalion me sekretarë që fshijnë edhe këpucët, por…”, deputetja Açka: Nuk më kanë njoftuar!