“Pse dolët publikisht vetëm pas arrestimit të Berishës?” Basha: Nuk jam pjesë e telenovelës, këto muaj isha duke…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët, ku është pyetur lidhur me rikthimin e tij në daljet publike vetëm pas arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Basha u shpreh se nuk i lidh dy ngjarjet së bashku dhe u shpreh se gjatë muajve të fundit në PD është punuar për strukturimin e Partisë Demokratike.

Ai zbuloi se personalisht ka zhvilluar 250 takime në gjithë vendin me qytetarë dhe mbështetës duke thënë se ka qenë duke lidhur telat e këputur.

Sipas tij demokratët ishin në një telenovelë ku aktor, regjisor dhe teleshikues ishin vetë politikanët e opozitës, ndërsa theksoi se grupimi i tij nuk ishte pjesë e kësaj të fundit.

 

 

Pse dolët publikisht vetëm pas arrestimit të Berishës?

Basha: Nuk do t’i lidhja dy ngjarjet me njëra tjetrën, ne kemi punuar për strukturimin e Partisë Demokratik. Personalisht kam qenë në 250 takime anë e mbanë gjithë Shqipërisë për të lidhur telat e këputur nga PD me hallet e njerëzve dhe njerëzit.

Ishim në një telenovelë ku aktor, regjisor dhe teleshikues ishin vetë politikanët e opozitës. Këto muaj kanë shërbyer që PD të merret me organizimin e saj dhe të ngrejë themelet sërish për të nisur procesin për krijimin e ofertës tonë për qytetarët.

PD dhe unë kam qenë në aktivitet të plotë, por nuk isha pjesë e telenovelës ku kush tallet më shumë për të krijuar mjegull për t’u fshehur pas saj.

Ka 2 vjet që Edi Rama sheh telenovelë falas, edhe në NETFLIX ndryshon telenovela pas dy vitesh. Ne refuzojmë të jemi pjesë e kësaj telenovele. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të mos e ndjekin më këtë telenovelë.

Artikulli paraprakLulzim Basha flet për herë të parë për arrestimin e Sali Berishës: Në rrafshin personal ndjej keqardhje të thellë! PD duhet të ecë përpara, i ka sjellë kosto
Artikulli tjetërVetingu i politikanëve, Basha: Unë e deputetët e mi gati ta dorëzojmë imunitetin vullnetarisht