PD, Kulluri: Të vendosur për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Zëdhënësit e “rrugicës” dhe Edi Rama nuk duan Listat e Hapura

Në një reagim për mediat, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, shprehet se “Partia Demokratike konstaton me shqetesim se zedhenesi me i ri i “rrugices”, vijoi edhe sot qendrimin per mos ndryshimin e Kodit Zgjedhor”.

Një gjë e tillë, sipas Kullurit, bëhet për shkak se me lista të hapura nuk kanë asnjë shans të zgjidhen në Parlamentin e ardhshëm.

Po ashtu, sekretari demokrat shprehet se Edi Rama është komod me emërimet në Parlament dhe nuk e do ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

“Ashtu si Edi Rama qe me kodin aktual është komod ne emerimin e parlamentit, ashtu edhe keta deputete qe presin emerimin nga kati i 8-te, duan te rrembejne sovraniten e qytetareve. E gjith tymnaja e flakadaneve e karriget e përmbysura, jane perpjekje e tyre per marreveshja okulte me Edi Ramen per të mos ndryshuar kodin zgjedhor dhe per te mos hapur listat.” – shprehet më tej Kulluri. 

Më poshtë reagimi i plotë:

Partia Demokratike konstaton me shqetesim se zedhenesi me i ri i “rrugices”, vijoi edhe sot qendrimin per mos ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Kembengulja ne kundershtimin e listave te hapura, voten e diaspores, dhe barazine e votes permes nje zone zgjedhore, eshte me shume se e kuptueshme. Me Listat e Hapura  ka dhe kane zero shanse te zgjidhen serish ne parlamentin e ardhshem. Ashtu si Edi Rama qe me kodin aktual është komod ne emerimin e parlamentit, ashtu edhe keta deputete qe presin emerimin nga kati i 8-te, duan te rrembejne sovraniten e qytetareve. E gjith tymnaja e flakadaneve e karriget e përmbysura, jane perpjekje e tyre per marreveshja okulte me Edi Ramen per të mos ndryshuar kodin zgjedhor dhe per te mos hapur listat. 

U rikujtojme edhe nje here se bashkedrejtuesi i Komisionit te Reformes Zgjedhore nga opozita eshte nje dhe vetem nje! Perfaqesuesi i Partise Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Strategjia per te sabotuar komisionin e reformes zgjedhore qe te bashkojne votat me Ramen ka deshtuar qe ne nisje. Qytetaret do te marrin nga Partia Demokratike nje reforme zgjedhore qe tu garantoje perfaqesimin e vullnetit te tyre dhe jo te kryetareve e aq me pak kryetareve pa parti por me megafon.

Artikulli paraprakSkenari hollivudian që bëri bashkë ekonominë me kulturën
Artikulli tjetërPse koha po i jep të drejtë Bashës!