Shtëpia e Bardhë ka propozuar sërish David Kostelancik si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Ky riporpozim vjen pas mosmiratimit që Senati i bëri një javë më parë për shkak të tejkalimit të afateve zyrtare.
Kështu emri i David Kostelancik i është dërguar sërish Senatit amerikan për miratim.
“David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër Këshilltar, nominohet për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.