Shqipëria sot po përjeton një dramë të re! Universitetet publike në vendin tonë po shkojnë drejt një rrudhje drastike.
Që nga viti 2013, pra për vetëm një dekadë, kanë humbur 54 mijë studentë.
‘A mund të më thotë dikush ku kanë shkuar 5400 studentë çdo vit? Në kohën kur isha unë në ministri maturantë të pastër kishim 48 mijë, ndërsa këtë vit vetëm 29 mijë, më thoni sa prej tyre do të mbarojnë gjimnazin? Do të jemi me fat nëse mbarojnë 20 mijë dhe në Shqipëri do të rriinë 12 mijë, të cilët, edhe ato do të shkojnë në ato degë që janë trendy’ u shpreh Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi.
Në Shqipëri, janë 39 institucione të arsimit të lartë, nga të cilat 13 janë publike. Këtë vit ato ofruan reth 32.700 vende studimi në 653 programet që kanë. Si pasojë e humbjes drastike të të rinjve dhjetra degë në universitetet e rretheve, por edhe në universitetin e Tiranës rrezikojnë mbylljen. Ato nuk arritën të plotësojnë kuotën minimale prej 10 studentësh, ndërsa një pjesë tjetër degesh po mbahen hapur për shkak të rëndësisë që kanë.
‘Ky eshte një arsim i lartë i deformuar, është shformuar sepse ka degë që shkojnë mijëra studentë, por ka degë që nuk kanë as 5 studentë. Kjo është gjithashtu pasqyrë e një shoqërie dhe ekonomie të deformuar, sepse edhe kërkesat e rinisë reflektojnë kërkesat e ekonomisë’ u shpreh Mimoza Hafizi, pedagoge.
‘Ka përgjegjës për situatën ku ndodhet universitet shqiptare, arsimi nuk ka qenë priorit përgjatë këtyre viteve’ u shpreh Mirela Karabina, pedagoge.
Kjo rrezikon që në të ardhmen vendi ynë të mbetet pa profesionet kyçe që mbajnë në këmbë shoqërinë, siç është mësuesia apo ekspertët e shkencave ekzakte.
Në një peridhë të paktën 5-10-vjeçare ne do të kemi vështirësi reale për të përmbushur nevojat tona kryesisht për mësues të shkencave të natyrës. Por do të kemi më pas edhe vështirësi për të formuar nga pikëpamja shkencore nxënësit. Nëse kemi këtë nivel përditësimi të njohurive, do të kemi një nivel po aq të lartë sa e kemi sot 50% të analfabetëve fiunksionalë dhe nuk do të kemi instrumenta dhe mekanizmat e duhur për ta frenuar këtë situatë shqetësuese’.