“Tirana, një mozaik përfaqësues i gjithë Shqipërisë”, gazetari publikon të dhënat: Gjysma e banorëve të rritur urbane në kryeqytet, të ardhur

Gazetari Eduard Zaloshnja, ka bërë një pasqyrim të prejardhjes së popullsisë së Tiranës.

Ai ka deklaruar se gjysma e banorëve të rritur urbanë të Tiranës janë të ardhur, ndërkohë që treçereku i kanë prindërit të ardhur në kryeqytet.

“Vjet dizenjova dhe drejtova një vrojtim statistikor socio-ekonomik në territorin e Bashkisë Tiranë (urban e rural). U anketuan 1128 banorë të rritur, të shpërndarë në mënyrë proporcionale në të gjithë territorin e bashkisë, për ta përfaqësuar popullsinë e rritur sa më mirë nga pikpamja gjinore, moshore, dhe gjeografike.

Vjet Bashkia Tiranë kishte rreth 581 mijë banorë të rritur (18 vjeç e sipër), nga të cilët rreth 484 mijë banonin në zonat urbane (në 11 minibashkitë origjinale dhe në zonat urbane rreth tyre). Pikërisht për këta banorë të rritur urbanë të Tiranës, po paraqes këtu një foto demografike me numra të llogaritur përmes vrojtimit statistikor të sipërcituar.

Për t’u veçuar është gjetja se gjysma e zgjedhësve urbanë të Tiranës ishin të ardhur nga rrethe të tjera, ndërsa treçereku i kanë prindërit të ardhur nga rrethe të tjera. Ndër të ardhurit, dominojnë ata nga rrethet e jugut (shihni tabelat më poshtë)”, shkruan ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Artikulli paraprakMjekët tërheqin vëmendjen mbi përdorimin e pajisjeve që monitorojnë glukozën në gjak
Artikulli tjetërKëshilltarët e sigurisë kombëtare nga e gjithë bota mblidhen në Davos për luftën në Ukrainë