Shqipëria, më e lira? Çmimet, të ulëta për të huajt, por të larta për shqiptarët

Për ne shqiptarët, çmimet e restoranteve janë rritur, por për të huajt, ato vazhdojnë të jenë ndër më të lirat.

Madje ato ishin një nga arsyet që vendin tonë vitin e shkuar e vizituan mbi 10 milionë turistë. Referuar Eurostat-it, Shqipëria renditet e dyta për çmimet më të lira në Europë, për restorantet dhe hotelet. Nëse në një vend të BE-së një drekë apo darkë kushton 100 euro, në Shqipëri kushton 47 euro.

Nëse një natë në Tiranë kushton 50-120 euro, në Milano shkon 150-300 euro. Shqipëria renditet pas Maqedonisë së Veriut për çmimet e ulëta.

“Një arsye që ne kemi çmime të lira është se turizmi ka nxitur kuzhinën tradicionale. Bujtinat dhe fermat e agroturizmit shërbejnë prodhime vendi, lokale, që kushtojnë më lirë. Gjithashtu, fuqia punëtore kushton më pak te në. Italianët që u dyndën vitin e shkuar, një nga arsyet  patën çmimet e lira krahasuar, me çmimet e larta në vendin e tyre“, shprehet sipërmarrësi Ilir Dushkaj.

Përsa i përket hotelerisë, ofertat e larta për shtëpi me qira ditore ulën çmimet. Në Tiranë veçanërisht, ka brande ndërkombëtare ku mund të akomodohesh më lirë se në vendet e BE-së. Ne vlerësojmë se këtë vit çmimet në vendin tonë do të rriten me rreth 20%. Kjo mund të godasë konsumatorin vendas, por rritja e të ardhurave, siç po ndodh aktualisht, do të krijojnë një ekuilibër në vend./ Top Channel

Artikulli paraprakE diela pushim/ Java e 20-të e Superiores luhet në dy ditë, mësoni axhendën e plotë
Artikulli tjetër2024