Zbardhet skandali në klinikën ku 3 vjeçari humbi jetën: Ina Xhaxhos iu refuzua licenca 6 herë

Është zbardh skandali me klinikën ku ndërroi jetë 3-vjeçari Brian Spahiu, i cili bëri disa ndërhyrje në gojë.

Klinika e Roland Xhaxhos nuk kishte licencë për klinikë dentare.

Në dokumente tregohet fakti se vajzës së Roland Xhaxhos, Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë dhe e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pas ngjarjes tragjike, ku 3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë pas ndërhyrjes në klinikën dentare.

3-vjeçari kreu ndërhyrje në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor, ndërsa në dokumentet vërtetohet se Ina Xhaxho e ka marrë licencën me 31 tetor 2023, një muaj më pas./BW

Artikulli paraprakGjurmët që nuk fshihen, 25 vjet nga masakra që “zgjoi” Perëndimin ndaj krimeve serbe në Kosovë
Artikulli tjetërNamir Lapardhaja: Rithemelimi në luftë mes vete!