Namir Lapardhaja: Rithemelimi në luftë mes vete!

Analisti Namir Lapardhaja në Dritare Tv deklaroi se këtë të hënë në Kuvend, opozita do të vazhdojë me aksionin e saj.

Lapardhaja theksoi se grupimi i Sali Berishës, me arrestin e ish-kryeministrit kërkon të tregojë se kush do të marrë drejtimin e Rithemelimit, duke vënë në pah konfliktin mes vete.

“Grupi i Berishës sot do të intestifikojë agresivitetin ndaj qeverisë, duke vijuar me karrige dhe tymuese, edhe pse ish-kryeministri do jetë duke i parë nga televizori. Mendojnë se me humbjen e mandatit të Berishës, ata do të marrin drejtimin e Rithemelimit. Por mbledhja e fundit e grupit të Rithemelimit, nxori në pah konfliktin e madh. Sa më shumë ata mblidhen pa prezencën e Berishës, aq më shumë shtohet konflikti për aksionin politik. U bë e qartë se kur bëhet fjalë për PD zyrtare, nxjerrin në pah rëndësinë e partisë.

Edhe seanca sot nuk do të ketë asnjë surprizë. Grupi i Berishës është i përçarë, do të dalin në pah problemet mes vete. Basha sot do të jetë prezent në Kuvend, ku do të prezantojë ide në këtë sezon të ri parlamentar. Basha bashkë me deputetët do të shfaqin alternativë dhe propozimin e tyre për qytetarët”, deklaroi Lapardhaja.

Artikulli paraprakZbardhet skandali në klinikën ku 3 vjeçari humbi jetën: Ina Xhaxhos iu refuzua licenca 6 herë
Artikulli tjetërGjermania dhe Indo-Paqësori