Në garë se kush t’i shfaqë më shumë besnikëri Berishës/ Deputetët e Rithemelimit nuk bllokojnë dot interesin e qytetarëve, nis punë komisioni bipartizan i Reformës Zgjedhore

Pavarësisht kaosit dhe moslejimit të zhvillimit normal të seancave plenare, deputetët e “Rithemelimit” nuk ia kanë dalë dot të bllokojnë interesin qytetar, sepse Komisioni bipartizan i Reformës Zgjedhore pritet të nisë shumë shpejt nga puna.

Dy bashkëkryetarët e këtij Komisioni, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, i kanë dërguar një letër OSBE-ODHIR-it që t’u atashojë ekspertët e tyre pranë këtij Komisioni.

Vlen të theksohet se në tridhjetë vite politikë në vend, diskutimet për Reformën Zgjedhore kanë pasur komisione bipartizane.

E tillë ka qenë kur PD-ja ka qenë në pushtet, ashtu sikurse edhe sot kur ajo është në opozitë.

Letra

Na lejoni fillimisht të shprehim falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për kontributin që OSBE/ODIHR ka dhënë gjatë këtyre viteve për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë në një prej themeleve të rëndësishme të saj, siç janë zgjedhjet. Me vendimin nr. 12, datë 10.02.2022, të ndryshuar, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore, në veçanti trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe për zgjedhjet e mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.

Për këtë arsye, ashtu siç ramë dakord me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it në takimin e zhvilluar në Dhjetor 2023, ku diskutuam punën e Komisionit dhe nevojën që pranë Komisionit të vendoset në dispozicion ekspertiza e ODIHR-it, kemi kënaqësinë që në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore t’ju paraqesim kërkesën për të kontribuuar me ekspertë të fushës së zgjedhjeve, të ODIHR-it, për të asistuar punën e këtij Komisioni.

Mënyra e komunikimit të ekspertëve të caktuar nga ju, me Komisionin e Reformës Zgjedhore, mund të përcaktohet në vijim të bashkëpunimit tonë të mëtejshëm.

Duke ju falenderuar paraprakisht për gatishmërinë dhe bashkëpunimin tuaj,

Sinqerisht,

BASHKËKRYETARËT

Damian GHKURI

Enkelejd ALIBEAJ

Artikulli paraprak“Edhe seanca e sotme vazhdoi teatrin me skenar të Edi Ramës”, Basha flet për gazetarët dhe i bën thirrje Presidentit të Republikës
Artikulli tjetërOSBE i përgjigjet letrës së Alibeajt dhe Gjiknurit për Zgjedhoren: Presim një parlament funksional për reformat