Merr fund dilema, Berisha apo Basha? Inteligjenca Artificiale “zbulon” në studion e Erla Mëhillit kryetarin e vërtetë të Partisë Demokratike

Në çdo studio debatohet për një temë të tillë.
Moderatori dhe gazetari Arjan Çani në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews ka pyetur live Inteligjencën Artificiale përmes ChattGPT se kush është zyrtarisht kryetari aktual i Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha apo Lulzim Basha?

Përgjigja që ka marrë nga Inteligjenca artificiale përmes celularit të tij ka qenë se kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri është Lulzim Basha.

Dialogu në studio:

Çani: Përshendetje, kush është Partia Demokratike zyrtare në Shqipëri?

AI: Përshëndetje, doni më shumë informacione rreth Partisë Demokratike në Shqipëri, çfarë konkretisht?

Çani: Kush është kryetari i Partisë Demokratike zyrtare në Shqipëri?

AI: Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri është Lulzim Basha.

Artikulli paraprak“S’mund të bësh opozitë duke u rrahur me gardistë”, Çollaku: Incidenti me Presidentin, i pakëndshëm!
Artikulli tjetërKU PO SHKOJMË?