“Mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”/ Deklarata e fortë e Ambasadës Amerikane për Reformën Zgjedhore

U krijua një tymnajë ditën e sotme, duke dashur të goditet Lulzim Basha lidhur me një deklaratë, të cilën ai, në fakt, as nuk e ka bërë, as nuk e ka shqiptruar, as nuk ekziston fare siç u paraqit.

Mirëpo, çdo e keqe nuk vjen gjithmonë vetëm për keq.

Kështu, ata që u munduan që nëpërmjet përgjigjes së Ambasadës Amerikane të godasin Lulzim Bashën, në fakt morën aty një goditje për porositësit e tyre.

Veç të tjerash, Ambasada Amerikane u shpreh se:“Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODHIR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim.”

Siç shihet, qartësisht Ambasada shprehet se është e interesuar që palët të zbatojnë rekomandimet e ODHIR-it dhe është e hapur për të mirëpritur idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim.

Pra, Ambasada i kategorizon në parti të përgjegjshme ato që interesohen dhe kontribuojnë për nisjen e punës për Reformën Zgjedhore dhe rrjedhimisht të papërgjegjshme ato grupe politike që Parlamentin e kanë shndërruar në kaos për axhenda personale, duke mos u bërë pjesë e propozimeve konkrete dhe konstruktive për Reformën Zgjedhore, por duke penguan normalizimin e jetës parlamentare dhe punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Artikulli paraprakDëmi i gazetarisë me porosi/ Si u krijua lajmi fake për të goditur Lulzim Bashën?
Artikulli tjetërPD, Bakiu: Thumanë-Kashar, pojekti nuk parashikon dalje nga rruga, izolon 85 mijë banorë te Bashkisë Krujë, kthehet në kosto për qytetarët dhe bizneset