Nga Namir Lapardhaja
“Basha doli nga shtëpia”… ky është i vetmi lajm që ende nuk ka dalë me titra dhe tiutj të mëdhenj nëpër televizione e portale.
Për gjithçka tjetër që flet Basha ka ose habi ose keqkuptim, që duket qartazi një keqlexim dhe keqinterpretim.
Ajo që bie në sy është se ka një koordinim të plotë si nga Rama ashtu dhe nga Berisha që të keqkuptojë edhe gjumin, edhe zgjimin, edhe kafenë, edhe çajin…, saqë pyetja e vetme që të vjen është: nëse Basha qenka kaq i dobët dhe kaq i parëndësishëm sa mundohen ta paraqesin, përse qenka kaq problem për qeverinë dhe mbështetësit e Berishës që merren gjithë kohën me të?
Ky shqetësim lidhet, në fakt, me akuzat që Basha bëri për herë të parë për një trekëndësh bashkëpunimi në kurriz të shqiptarëve, një denoncim që me shumë gjasë ka rezultuar i pafalshëm për ata që në të gjitha mënyrat kanë gjetur rrugët për të ecur bashkë, pavarësisht se kush është në pushtet e kush në opozitë.
Në këto kushte, Basha ka vetëm një rrugë: të vijojë të dalë, të flasë, të jetë transparent për çdo reformë e bashkëpunim që ndërmerr në emër të PD.
Padyshim që edhe kjo marrëveshje që i hap rrugën Reformës Zgjedhore- për të cilën flasin të gjithë, po rezulton se nuk e dëshiroka askush, ose, të paktën, jo që ta ndezë PD-ja këtë motor që kishte ngecur prej kohësh.
Në fund të fundit, politika është një art që bart kundërshtitë, sharjet, inskenimet.
Por një lider duhet të shohë përtej komenteve të ditës dhe të kërkojë me këmbëngulej atë që është e drejtë.
Gjithsesi, Basha ka dalë nga shtëpia….