PD, Jupi: Dhuna ndaj Flutura Açkës, e patolerueshme

Lidhur me dhunën e ushtruar live në Komisionin e Edukimit ndaj deputetes Flutura Açka, ka reaguar në një postim në rrjetin social facebook, anëtarja e kryesisë së PD, Taulanda Jupi.

Jupi shprehet se dhuna është e patolerueshme dhe ajo nuk zgjidh asnjë konflikt politik apo social.

Më poshtë postimi i plotë I Taulanda Jupit:

E patolerueshme dhuna që ushtrohet live nga Kuvendi i Shqipërisë ndaj Kryetares së Komisionit të Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Zj. Flutura Açka.

E rëndë të ngulmosh në dhunë, e papranueshme ta përsëritesh dhe ta kërkosh dhunën me vetëdije.

Dhuna nnuk zgjidh asnjë konflikt politik apo social. Dhuna thjesht krijon probleme të tjera më të ndërlikuara.

Të ndalet dhuna dhe akuzat ndaj deputeteve të Partisë Demokratike në Komisionin e Medias.

WhatsApp Image 2024 01 17 at 11.37.441

Artikulli paraprakE rëndë në Komisionin e Medias, Bardhi dhe Noka i sulen Flutura Açkës dhe i shkulin mikrofonin!
Artikulli tjetërSulmi ndaj Açkës, vjen reagimi i Lulzim Bashës: Dhuna verbale tregon dobësi