Thonë se Parlamenti është tempulli i demokracisë.
Po a ë shtë i tillë Parlamenti shqiptar?
Jo dhe kjo po duket çdo ditë e më shumë.
Arsyet janë të shumta duke nisur që nga mënyra e komunikimit mes deputëve të të dyja palëve e deri në miratimin e ligjeve që pjesa më e madhe nuk kryen funksionin e tyre siç duhet pasi të zgjedhurit nga populli i miratojnë sipas interesit të tyre me forcën e kartonit.
Po kjo që u pa ditën e sotme në Komisionin Parlamentar të bind dhe më shumë që : JO, Parlamenti ynë nuk është tempulli i demokracisë këtu tek ne.
Shtojca e Rithemelimit që ka marrë përsipër të nxjerr Sali Berishën nga bataku ku ka ranë ( e kotë ) së bashku me mikun e tij (mik pasi u shan dhe nuk lanë gjë pa thënë për njeri tjetrin) Flamur Nokën sulmuan verbalisht kryetaren e Komisionit të Medias, Flutura Açkën teksa po kryente funskionin e saj për të cilën dhe zgjedhësit e kanë ngarkuar.
‘Po i shërben Edi Ramës’ ishte akuza e Bardhit ndaj Açkës dhe më pas i fik mikrofoni.
Po kush po i shërben Edi Ramës?
Açka së bashku me kolegët që po mundohet të mos i lërë ligjet të kalojnë pa u diskutuar që Edi Rama të mos bëj atë çfarë ai kërkon apo grupimi i Rithemelimit dhe Bardhit që shkon në parlament hedh nja dy flakëhedhës dhe kaq gjithçka shuhet më pas e ndërkohë grupimi i socialistëve kanë mbaruar misionin e tyre ashtu siç duhet.
Kush po i shërben Edi Ramës grupimi i Partisë Demokratike që ngrinte zërin se buxheti që Rama miratoi është një ndihmë të oligarkëve apo Rithemelimi që erdhën bënë zhurmë , as nuk lanë që të diskutohej dhe grupimi socialist e miratoi shpejt ashtu siç iu kishte thë në lideri i tyre.
Kush po i shërben Edi Ramës, Partia Demokratike që merr pjesë në çdo seancë për t’iu treguar elektoratit të vet që kryeministri ka çdo gjë nën kontroll duke diskutuar apo Rithemelimi që vijnë bëjnë sikur zihen gardën dhe prapë largohen.
Betejë pa kthim e ka cilësuar këtë zhurmën që po shuhet çdo ditë lideri i tyre Sali Berisha i ngujuar në shtëpi ku ju flet dhjetë njerëzve që ndodhet në rrugicën e tij.
Po siç duket Rithemelimi po e sheh çdo ditë që beteja e tyre jo vetëm që është pa kthim po po shkon drejt fundit.
E këtë jua bëjnë të qartë dhe ambasadat e huaja çdo ditë që bashkëpunim me nongrata nuk ka.
Dhe një fjalë e urtë popullore thotë : Duke qenë që nuk i bën dot gjë gomarit i bien samarit.
Por e kotë se as ky sulm dhe as sulme të tjera nuk do e shpëtojnë kreun e Rithemelimit nga gremina ku po bie./Alfapress