Ditën e sotme është raportuar se është shembur një urë në fshatin e Nënshat.
Mësohet se kjo urë lidh Vaun e Dejës dhe Shkodrën me Lezhën ndërsa shembja e saj ka bllokuar lëvizjen e automjeteve.
Rreth 1000 banorë të fshatrave të Nenshtatit dhe Hajmelit janë pa mundësi lëvizje ndërsa po punohet për ndërtimin e një rruge provizore.
Pas ndërtimit të rrugës provizore pritet që të behet një ndërhyrje e plotë për rikonstruksionin e urës dhe të rrugës.