Viktima e radhës e Gazment Bardhit është Sali Berisha

Nga Bato Kosova

Njeriu me i urryer sot në Shqipëri është gaztori i Berishës dhe Ramës. Sot fytyra e tij e nxirrë nga dështimi, dhëmbët e krimbura nga inati dhe sytë e mavijosur nga urrejtja “shpërthyen” mbi një grua që kurrë nuk ka ngritur as zërin, mbi një grua imazhin e të cilës e përdorte në fushatë në Elbasan, për të marrë vota.

Në historinë e Shqipërisë, nuk kishte ndodhur ndonjëherë të miratohet në 4 minuta buxheti i korrupsionit të madh.

Që kur Gaztori filloj të përdorë dëshpërimin e Berishës, njerezit i kanë ikur me vrap “lexhendës”. Ata njerëz, nuk mund të pranojnë sulmet e dikurshme të egra të gaztorit ndaj Berishës. Nuk mund të luftojnë për një njeri, të cilit përfundimisht nuk i zihet besë. Që ditën që gaztori i shkeli në derë lëvizjes së Berishës, ajo derë u mbyll. Mungesa e foltores së parlamentit ia zbehu rolin edhe vetë Sali Berishës, ku të paktën përballej në stilin e tij me Edi Ramën dhe mbante gjallë e të karikuar ndjekësit. Por ajo situatë çonte vëmendjen vetëm tek Berisha dhe gaztori ishte askushi. Prandaj nuk i interesonte.

Kaosi në parlament ua heq vëmendjen të gjithëve dhe i jep mundësi gaztorit, që të jetë njësoj si Berisha, Bylykbashi, Noka, etj. Një njeri që s’ka askënd nga pas, me përjashtim të disa deputetëve që i përdor për të sulmuar Berishën duke tentuar për të qenë faktor tek të huajt për interesa të veta.

Në bashkëpunim me Edi Ramën mban ende titullin “Kryetar i grupit të PD”, edhe pse ai nuk është më as antarë i PD. Qëllimi është që përmes sulmeve të synojë të negociojë me ndërkombëtarët, duke nxjerrë nga loja grupimin Berisha.

Prandaj ai është me i zëshmi për kaos në parlament, por njëkohësisht edhe kundër protestave në rrugë dhe radikalizimit deri në grevë urie. I duhet kjo statukuo, sepse si në rast protestash apo në rast radikalizimi brenda në Kuvend, ai humbet peshen e tij dhe rikthehet te ai që është në të vërtetë.

Gazment Bardhi si politikan tashmë i përket vetëm rrymës dhe shkollës së histerizmit, kurse si njeri, si karakter, është indentifikuar me idiomën e “qenit që e ka zakon që të kafshojë dorën që e ka ushqyer”.

Sjellja në Komisionin e Medies ishte turpi më i madh i 30 viteve demokraci.
Në çdo Kanun e të drejtë zakonore, gruaja nuk preket.
Vetëm një njeri që turpëron fjalën Burrë, guxon që të prekë me dorë një grua në krye të detyrës.

Ky që bën sikur lufton Edi Ramën, pse nuk i pyet miqtë e tij deputetë, si i sigurojnë tenderat, lejet e ndërtimit dhe investimet me fonde të AZHBR-së?!

Ky që bën sikur lufton Edi Ramën, pse nuk e çon në SPAK dosjen për Olsi Ramën për të cilën mburret se e ka por nuk e publikon se “ashtu është një muhabet”?!
Ky që bën sikur sulmon Edi Ramën dhe do që të bllokojë Parlamentin, pse pranon së bashku me çetën e tij në Kuvend lekët e Lindita Nikollës, për të bërë “turizëm parlamentarë”, jashtë shtetit?!

Nga njëra anë kërkojnë të bllokojnë komisione në Kuvend, aty ku është mundësia ti kërkohet llogari qeverisë, kurse nga ana tjetër me lekët dhe deputetët e qeverisë, shkojnë në udhëtime qejfi jashtë vendit!
Kjo është opozita e gaztorit, i cili në tentativë për ti dhënë vetes ndonjë vlerë dhe peshë politike që se pati kurrë, mori në qafë edhe Sali Berishën i cili fundin e tij, (Edhe të Rithemelimit), padyshim mund ta kishte pasur më dinjitoz po të mos ishte përzjerë me Gazment Bardhin, i cili “karizmën” më të madhe të tij ka histerizmin./Alfapress.al

Artikulli paraprakAltin Dumani paraqet punën e SPAK para ambasadorëve të vendeve të BE. Amb. Gjermane: E përgëzojmë për arritjet
Artikulli tjetërFlutura Açka flet ekskluzivisht për Liberale.al: Zbulon domethënien e mesazhit të koduar që i tha Gazment Bardhit