Nga Mirela Karabina
Flutura Açka sot në Komisionin e medias dëshmoi se fuqi nuk është as dhuna e as burri por fjala, integriteti dhe parimet.
Politika e shpërfytyruar pa moral dhe e dhunshme sot derdhur mbi zonjat është fytyra e një politike dalë boje, e dëmshme dhe aspak përfaqësuese.
Pengimi i punës së komisioneve nga një grup që sot nuk gëzojnë as fuqi elektorale, për fat të keq nuk ka të bëjë fare me interesa të qytetarëve.
Halli i madh i hetimeve nga SPAK ka tjetërsuar dhe shndërruar këta politikanë në qenie të neveritshme, të cilët zërin e ngrejnë kur dhe ku i duhet interesave të tyre.
Por as trima e as muskuj nuk janë të zotët të tregojnë me të ngjashmit e tyre por me një zonjat, po!
Qartësisht, vetëm vlerat i zbythin këta politikanë dhe ata që i ndjekin nga pas.
Dhe sot, zonjat demokrate e dëshmuan këtë!