Shkeli vendimin e GJKKO për aferën Partizani, 62% e shqiptarëve kërkojnë burgosjen e Sali Berishës në qeli

Shumica e shqiptarëve e duan Sali Berishën në burg. 62.6% e qytetarëve që janë pyetur në sondazhin e përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën janë dakord që SPAK t’i kërkojë GJKKO arrest në burg për Berishën i cili në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit, ka vendosur të mos zbatojë vendimin që e ndalon të komunikojë me persona të tjerë përveç bashkëjetuesve.

51.5% e qytetarëve thonë “po” SPAK të kërkojë arrest në burg, ndjekur nga 11.1% që përgjigjen “ndoshta po”. Sipas shifrave të sondazhit që u publikuan në emisionin “Repolitix”, 14.7% nuk janë të vendosur nëse Berisha duhet të burgoset apo jo, ndërsa 22.7% shprehen kundër mbylljes së ish kryeministrit të akuzuar për korrupsion në qeli.

Nga dritarja e banesës Berisha nuk i ndal akuzat ndaj drejtësinë për shkak të hetimeve të zhvilluara ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi po në arrest shtëpie, të dy të akuzuar për korrupsion për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
640 0 ewar5y 229

Artikulli paraprakPrivatizimi i fabrikës së bukës, nis seanca gjyqësore për ish-zëvendëskryeministrin në arrati, Arben Ahmetaj
Artikulli tjetërPërplasjet te ‘Media’/ “Më mirë argumentet se një pirg me karrige”, Bakiu: Noka të kërkojë falje publike, nuk i shërbejmë regjimit