“Unë pata fatin të rritesha në një mjedis politik të ashpër brenda PD në vite të vështira, por i bekuar që pata mundësinë të mësoja nga mendjeurtët si Pjetri ynë i madh”/ Bejko përkujton Pjetër Arbnorin në ditën e lindjes

Nga Roland Bejko

I lindur më 18 janar 1935, Pjetër Arbnori, i njohur si Mandela shqiptar për shkak të dy jetëve kaluar në burgjet komuniste, sot do të mbushte plot 89 vjeç.

Politikës shqiptare, Partisë Demokratike, Shqipërisë, për fat të keq, i mungojnë burrat e urtë, burrat e sakrificës, autoriteti i të cilëve, buronte jo nga klithmat tribale, por nga aktet qytetare, humane, nga kultura e lartë e tyre, e mblatuar mbi vlera të forta morale të qëndrueshme, fisnike, qytetare, dhe patriotike.

Pjetri baba dhe bashkëshort, i mungon familjes së tij fisnike.
Si burrë shtetas, i mungon politikës shqiptare. Si intelektual, shkrimtar, përkthyes, e publicist, i mungon lexuesit të tij.
Si qytetar, u mungon me humorin e hollë prej shkodrani, miqve të shumtë.

Pjetrin e donin të gjithë, me dhe pa parti, shqiptarë e të huaj, të majtë e të djathtë.

Unë pata fatin të rritesha në një mjedis politik të ashpër brenda PD në vite të vështira, por i bekuar që pata mundësinë të mësoja nga mendje urtët si Pjetri ynë i madh.

Nga Pjetri ruaj kujtime të bukura. Njëra prej tyre është edhe kjo foto me dedikim dalë në 1993 në një takim me Presidentin Amerikan, mikun e shqiptarëve, Bill Klinton.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Pjetër Arbnorit, mikut tonë të çmuar!

FB IMG 1705601830080

FB IMG 1705601832800

Artikulli paraprak“Makinacionet e Edi Ramës për t’i pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore, tregojnë frikën e tij nga e vërteta”/ Basha: Trancparenca për aferat korruptive të qeverisë, do të bëhet patjetër
Artikulli tjetërÇaji i Sherebelës dhe Hithrës kundër alergjive të stinës