“Dje sulmuan Açkën, sot si nuse krah për krah me Gjiknurin”- Basha për deputetët e aksionit opozitar: Teatër i sinkronizuar! Vetë hanë kumbulla dhe duan të që ne të na mpihen dhëmbët

Lulzim Basha ka akuzuar deputetët e aksionit opozitar për teatër të sinkronuzar, ndërsa tha se gjithçka bëhet për interesat e tyre personale, jo për ato të qytetarëve.

Kreu demokrat tha se nëse ndërsa dje sulmuan Flutura Açkën, sot u shfaqën krah për krah me Damian Gjiknurin.

‘Pak veta kanë ngelur pa e kuptuar çdo të thotë trekëndëshi i Bermudës. Trekëndëshi i Bermudës po fillon ta ndjejë presionin dhe nga SPAK, Reforma në Drejtësi dhe nevojën për ndryshim që cenon statusquo-në dhe interesat tyre. Ka shtuar dozat e angazhimit në çdo aspekt, përfshirë atë kundër PD-së zyrtare. Në sjelljen e tyre ata e kanë identifikuar jashtë këtij sistemi dhe e them me krenari që jemi jashtë këtij sistemi, falsiteti.

Para dy ditësh u sulën kundër dy zonjave deputete me fjalor, gjeste dhe hakërrime, ndërsa sot ndaj Gjiknurin u sollën si miq të vjetër. Po konferencën e kryetarëve pse nuk e bllokuan?! Përkundrazi, kur doli Acka dhe tha skam marrë njoftim, çuan njoftimin e Nikollës, janë bërë dhe zëdhënës. Dje sulmuan Açkën, sot si nuse krah për krahu me Gjiknurin. Janë fakte dhe ftesa ime, duke i ballafaquar këto fakte, t’i qëndrojmë debatit në interes të publikut, jo ato personale. Vetë hanë kumbulla dhe duan që ne të na mpihen dhëmbët. Është teatër i skinronizuar”, tha Basha.

Artikulli paraprakEtiketimi i gazetarit si ‘vrasës me porosi’, Basha: Mbështes median në bërjen e punës me profesionalizëm!
Artikulli tjetërBasha: PD ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtar