PD Korçë: Kryetari i Bashkisë shpërdoron taksat e qytetarëve

“Pas insistimit te vazhdueshem per respektimin e ligjit dhe angazhimit te nje pjese te keshilltareve te opozites per te siguruar transparence ne ndjekjen e hapave ligjore gjate gjithe procesit te hartimit te buxhetit , e kryesisht me qellim qe Buxheti i Bashkise Korce per vitin 2024 te reflektonte nevojat e komunitetit, Kryetari i Bashkise Korce perfundimisht aprovoi nje Buxhet qe nuk i sherben askujt.” – kështu thuhet në një deklaratë të këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak Korçë.

Ndonëse ata i kanë dërguar disa herë shkresë Prefektit të Qarkut për ta kthyer vendimin e Këshillit Bashkiak, në mungesë të argumenteve, ai nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Këshilltarët e PD premtojnë se do ta ndjekin këtë problematik në gjykatën administrative.

DEKLARATË E DEGËS SË PD, KORÇË

Ne shkelje te plote te ligjit eshte miratuar Buxheti i Bashkise Korce ne 29 dhjetor 2023. Pas insistimit te vazhdueshem per respektimin e ligjit dhe angazhimit te nje pjese te keshilltareve te opozites per te siguruar transparence ne ndjekjen e hapave ligjore gjate gjithe procesit te hartimit te buxhetit , e kryesisht me qellim qe Buxheti I Bashkise Korce per vitin 2024 te reflektonte nevojat e komunitetit, Kryetari i Bashkise Korce perfundimisht aprovoi nje Buxhet qe nuk i sherben askujt.

Duke perdorur fuqine e tij, nenshtroi anetaret e Keshillit te Bashkise Korce per te aprovuar nje Buxhet te paligjshem dhe gjithashtu ka nenshtruar dhe Prefektin e Qarkut Korce qe ne 2 Ankime te kryera nga anetaret e Keshilllit te Bashkise ai te mos marre asnje fakt ne konsiderate , por perpiqet te beje pirueta per te dale nga situata e keshtu ka treguar qe eshte I pafuqishem te ushtroje detyrat e tij.

Ne date 21.12.2023 , Prefekti i eshte pergjigjur ankeses se keshilltareve per Paketen Fiskale duke u justifikuar qe Bashkia ka publikuar foto ne FaceBook per te vertetuar ligjshmerine, por pretendimet e keshilltareve do te verifikohen ne vend e Prefekti do pergjigjej kur te shohe dokumentacionin (me sakte duhet te shihte procesverbalet e takimeve , te cilat nuk egzistojne) .

Ne ankesen e dyte per miratimin e Buxhetit te Bashkise Korce per vitin 2024, me shkrese dt. 09.01.2024 Prefekti ne mungese te argumentave , per shkak se ne ankim jane vertetuar paligjshmerite e vendimit kthen pergjigje formale vetem me qellim mbulimin e shkeljeve te ligjit nga ana e Bashkise Korce.

Para te gjitha provave te paraqitura , Prefekti mbyll syte dhe thote qe nuk shikon shkelje te ligjit.

Nderkohe qe pasi nuk u respektua asnje aspekt ligjor ne hartimin e buxhetit , keshilltareve te opozites iu hoq fjala me qellim qe te mos informohet opinioni publik per parregullsite dhe pasi eksponente te pushtetit bene disa here zhurmuesin, u arrit deri sa te futnin ne salle policine bashkiake me qellim intimidimin e keshilltareve duke I kercenuar se do i nxjerrin jashte (pavaresisht se nuk arriten te nxjerrin jashte asnje keshilltar, sepse nuk ishte ligjore) e per te mos lejuar qe zeri i keshilltareve te opozites te degjohej.

U perdorur si pretekst se eshte ofenduar kryetari i Bashkise, nderkohe qe komisioni i etikes konstatoi qe nuk ka ofendim dhe te lejohej keshilltari te vazhdonte fjalen.

Futja e policise bashkiake ne salle eshte nje shkelje e rende e rregullores se Keshillit te Bashkise dhe ligjit per funksionimin e Keshillit Bashkiak.

Pra si perfundim, nje Buxhet prej afro 22 milion euro i Bashkise Korce per vitin 2024 nuk do te kete asnje ndikim per komunitetin.

Nuk ka asnje investim per Bujqesine, asnje investim per Turizmin edhe pse keto jane qujatur prioritete nga Bashkia Korce.

Nuk ka Transport Publik per zonat rurale, por vetem rritje te Tarifave Vendore ne masen deri 50% , te cilat do vazhdojne te rriten dhe ne vitet ne vijim.

Nderkohe Pushteti Lokal ne Korce i mashtron taksapaguesit duke u mburrur qe jane perjashtuar nga rritja e taksave disa shtresa ne nevoje dhe qe ka miratuar karten e studentit (karta e studentit ka 10 vjet qe eshte aprovuar dhe ende nuk funksionon). Pra eshte njelloj sikur Bashkia te mos egzistonte. Mos ndoshta Bashkia Korce nuk eshte e nevojshme per komunitetin dhe keshtu i kursejme komunitetit te Bashkise Korce gjithe taksat qe paguan?

Pas pergjigjes nga Prefekti, Partia Demokratike Dega Korce dhe keshilltaret e saj ne Keshillin Bashkiak te Bashkise Korce do te vazhdojme ankimin ne Gjykaten kompetente. Te shohim nese Gjykata do te jete e afte te vleresoje paligjshmerite.

FB IMG 1705758538074 1

FB IMG 1705758540170

FB IMG 1705758542268

FB IMG 1705758544345

Artikulli paraprakKriza në Detin e Kuq po nxit rritjen e çmimeve të ushqimeve në Europë
Artikulli tjetërPD, Jupi: Burrecët e burrecëve vazhdojnë dhunën psikologjike ndaj grave