Protestë në autostradën Thumanë-Kashar, mes tyre edhe deputetja e PD, Merita Bakiu. Banorët: Demonstrojmë për bukën e gojës

Qindra qytetarë e biznesmenë te Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth kanë dalë sot në protestë në lidhje me autostradën Thumanë-Kashar, e cila sipas tyre e nxjerr të gjithë rrethin e Krujës jashtë loje dhe bën të pamundur aksesin normal në këtë zonë. Mes protestuesve ishte dhe deputetja e PD-së, Merita Bakiu.

Janë me qindra biznese në të dy anët nga Thumana deri në Fushë-Krujë të cilët me futjen ne funksion të autostradës së re dalin jashtë funksioni, ku sipas tyre pasi për përfitime personale firma Gener 2 e ka anashkaluar Thumanën e Fushë-Krujën duke bërë një hyrje të kësaj autostrade në Bushnesh ku asaj i leverdis me shumë duke nxjerrë kështu jashtë loje jo vetëm këto biznese, por edhe të gjithë rrethin e Krujës.

Sipas tyre firma që nga fillimi i zoonimeve e deri më sot nuk ka afishuar asnjë tabele apo projekt, dhe nuk ka pasur kurrë asnjë takim nga ana e Ministrisë, ARRSH-së apo institucione të tjera me komunitetin ku kjo autostradë prek.

Ka pasur protesta te vazhdueshme të banorëve ne fshatra te ndryshëm për problematika te ndryshme qe kjo rruge e devijuar sipas interesit te firmës po shkakton.
Qindra protestues bllokuan punimet e firmës dhe për disa minuta edhe autostradën Thumanë-Milot dhe ata kërkojnë nga shteti të marrë masa për të mos e nxjerrë jashtë loje rrethin e Krujës dhe këto biznese të cilat ushqejnë rreth 1000 familje.

Nëse shteti nuk do mare masa ta beje hyrjen e autostradës me pagesë në Thumanë ku është edhe rotonda protestat do vijojnë dhe do përshkallëzohen…
Nuk ka sesi një rreth i tërë të dalë jashtë loje për interesa klienteliste të një oligarku të lidhur me qeverinë shprehen ata.

Artikulli paraprakTrump deklaroi se mund t’i japë fund luftës për 24 orë, Zelensky i përgjigjet ish-Presidentit: Je i ftuar në Kiev
Artikulli tjetërDiplomati Rauf Fico: si vlerësohej nga Hitleri dhe shërbimi sekret britanik