Për të demonstruar partneritetin mes dy forcave tona të armatosura, dy helikopterë luftarak “Merlin MK4” të Flotës Mbretërore Britanike përshëndetën Tiranën mëngjesin e së dielës. Ky vit shënon 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe Britania e Madhe së bashku me Forcat e Armatosura Shqiptare janë një forcë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon thotë Komandanti i Task Forcës i trupat amfibe në Marinën Mbretërore komandant Sam Stephens.
“Marina Mbretërore është sot këtu, ne jemi pjesë e Grupit Jugor të Reagimit Bregdetar të Mbretërisë së Bashkuar. Grupi përbëhet nga dy anije ndihmëse të Flotës Mbretërore, njëra është në ujërat tuaja sot. Gjithashtu siç dhe ju e patë jemi me helikopterët tanë Merlin MK4 që u ngritën nga anija jonë dhe fluturuan sot mbi Tiranë. Ne po lundrojnë me Mesdheun lindor, jemi këtu për të konsoliduar lidhjen e fortë dhe shumë të rëndësishme që kemi me Forcat e Armatosura Shqiptare e cila shënon 15 vjet në NATO por edhe ne kemi 10 vjet që operojmë ngushtësisht me ju siç është dhe stërvitja e quajtur “Albanian Lion”.
Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia, Komandant i Forcës Tokësore tha se Forcat Speciale Shqiptare po përgatiten intensivisht për stërvitjen e gjerë së bashkë me Forcat speciale britanike, ndër më të fortat sot në botë.
I pyetur nga gazetarët komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral Xhebexhia tha se Shqipëria është një ndër vendet më paqësore të Ballkanit dhe se fokusi është promovimi i vlerave të Forcave të Armatosura Aleate.