“Një djalë u gjet i varur”/ Karamuço: Akt-ekspertimi e nxori si vetëvrasje, por…

Vdekja e Brian Spahiut pas ndërhyrjes kirurgjikale në dhëmbë, ishte temë diskutimi në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku dyshimet janë ngritur te akt-ekspertimet.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi një rast që sipas tij një djalë ishte vrarë, por akt-eksperimentimi e nxori si vetëvrasje.

“Një djalë, i cili merret nga dy persona të tjerë, u gjet i varur pas dy orësh nga persona të tjerë. U bëmë të gjitha matjet dhe rezultati doli se ishte vetëvrasje. Ndërkohë mungonin elementët. Por ne dhe shumë ekspertë të tjerë thoshim që është vrasje. Dinamika nuk realizohet kështu. Pasi e bëjnë eksperimentet këtu i çojnë në Kretë, ku dhe aty kanë lidhjet e veta”-tha ai.

Artikulli paraprakShkëmbi e zuri në banesë, nxirret 25-vjeçari! Dërgohet me urgjencë në spital
Artikulli tjetërRruga e Iballës ende e bllokuar, dëbora arrin në 1.5 m