Një “Brexit” për Gjermaninë? Partia e ekstremit të djathtë paralajmëron: Nëse vijmë në pushtet, votojmë për daljen nga BE

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa für Deutschland (AfD), ka thënë se partia e saj do të bëjë fushatë për një votim të stilit të Brexit për anëtarësimin në BE nëse vjen në pushtet, duke e quajtur largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku një model për vendin e saj.

Alice Weidel i tha Financial Times se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar ishte “shumë i drejtë” dhe se për Gjermaninë një “Dexit” do të nxiste vetëvendosjen e vendit.

“Është një model për Gjermaninë, që dikush mund të marrë një vendim sovran të tillë,” tha ajo.

Ishte një nga deklaratat e para publike të partisë që nga fillimi i valës së protestave mbarëkombëtare kundër AfD-së, të shkaktuar nga zbulimet se anëtarët kryesorë kishin marrë pjesë në një takim të fshehtë në të cilin u diskutua një “masterplan” për dëbimet masive të të huajve dhe mbajtësve të pasaportave gjermane, me synimin që partia të zbatojë planet nëse do të vinte në pushtet.

Artikulli paraprakPse Edi Rama e “kërcënon” vazhdimisht Bashkimin Europian!
Artikulli tjetërThirrja në SPAK/ Si u përdor sekseri Agron Neza nga Edi Rama