Armando Broja protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjeutr golin me Chelsean, në ndeshjen e EFL Cup ndaj Middlesbrough, takim ky i vlefshëm për gjysmëfinalen. I ndihmuar nga një devijim, Broja “tundi rrjetën”, për t’i dhënë kështu epërsinë Bluve të Londrës.
Lojtari kuqezi vjen pas një periudhe të vështirë, ku për shkak dëmtimi qëndroi jashtë fushave për një kohë të gjatë. Me t’u rikuperuar, trajneri Pochettino i ka besuar shpeshherë atij, duke i dhënë kështu “çelsat” e sulmit.
Goli i fundit i 22-vjeçarit është ndaj Preston në FA Cup, takim që u mbajt me 6 janar. E ardhmja e Shqipërisë duket premtuese, me Armando Brojën që është një nga më të mirët në qarkullim.